Në sulmet ajrore të forcave amerikane në Siri janë vrarë qindra civilë sirianë.

Qendra informative libaneze Al Ahd, bën të ditur se që nga Shtatori 2014 kur filluan sulmet e të ashtuquajturit “koalicion ndërkombëtar kundër ISIS” me në krye SHBA-të, e deri tani, janë vrarë 611 civilë sirianë. Nga këta civilë të vrarë në sulmet amerikane, 163 kanë qenë fëmijë dhe 90 gra. Sulmet e “koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS” në Irak dhe në Siri nuk kanë pasur asnjë sukses për Sirinë dhe Irakun dhe kjo është e kuptueshme kur në përbërje të këtij koalicioni ndodhen disa vende që janë përkrahësit kryesorë të grupeve terroriste në Siri dhe Irak.

13 COMMENTS

Comments are closed.