Banorët e lagjes Demirlik në qytetin Kahramanmaras të Turqisë, çdo ditë kalojnë në këmbë nga pesë kilometra deri te varrezat lokale, në mënyrë që nga atje të kryejnë bisedat telefonike.
Konkretisht, bëhet fjalë për mungesë të përçuesit të valëve për telefoninë celulare që detyron banorët të shkojnë te varrezat lokale sepse ai është vendi i vetëm ku depërtojnë valët, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Demirliku gjendet 70 kilometra nga qyteti Kahramanmaras dhe ka rreth 500 banorë. Nëse shfaqet nevoja për të telefonuar, banorët detyrohen të shkojnë te varrezat lokale ku sinjali është shumë i mirë.

Banori vendas Yusuf Demir deklaroi për AA se ka vite që jeton në këtë vend, ndërkohë që rrëfeu për pamundësinë e përdorimit të telefonave celularë.

5 COMMENTS

Comments are closed.