Thellë në pyjet e gjera të maleve Urale, të Rusisë shtrihet qyteti i ndaluar Ozersk. Prapa dyerve të ruajtura dhe gardheve me tela me gjemba qëndron një enigmë .

I koduar si Qyteti me numer 40, Ozersk ishte vendlindja e programit të armëve bërthamore sovjetike, pas luftës së dytë botërore. Për dekada me radhë, ky qytet i 100 mijë njerëzve nuk u paraqit në asnjë hartë dhe identitetet e banorëve të tij ishin fshirë nga regjistrimi Sovjetik. Gjatë ekzistencës së vet, qyteti në fjalë ka qenë i izoluar nga bota e jashtme.

Për ekzistencën e tij dinin vetëm udhëheqësit e lartë komunistë të Bashkimit Sovjetik . Stalini i kishte besuar qytetit rolin më të rëndësishëm të Bashkimit Sovjetik, rolin e vendlindjes së programit bërthamor sovjetik.

Sipas “The Guardian”, në Ozersk ekziston centrali bërthamor “Majdak”. Kështu është krijuar qyteti, në të cilin janë transportuar punëtorët dhe zyrtarët e shquar të qeverisë për të krijuar bombën bërthamore. Edhe pse shumë rusë kanë pasur probleme ekonomike, banorëve nuk iu ka munguar asgjë. Ata madje konsiderohen intelektualë dhe bëjnë një jetë shumë të mirë. Gjithkush jashtë kufijve të “qytetit me numër 40”, ka qenë armik. Por, atyre iu është dashur të paguajnë një çmim të lartë, pasi nuk flasin dot se çfarë pune bëjnë në Ozersk, ndersa një pjesë e tyre kanë probleme shëndetësore, nga rrezatimi tepër i lartë.

Gjatë ekzistencës së vet, në qytet kanë ndodhur incidente të shumta bërthamore, si ne 1957, njohur si katastrofa “Kistimska”, e cilësuar si më e renda para se të ndodhte “Çernobili”. Megjithatë, banorët e Ozerskut jan të lumtur. Fëmijët luajnë nëpër rrugë, banorët shëtisin. Ata gëzojnë shumë privilegje dhe e konsiderojnë veten si qytet intelektualësh. Të huajve iu ndalohet të hyjnë në këtë qytet, pa marrë leje nga shërbimi sekret rus.

7 COMMENTS

Comments are closed.