Rabitë hebre ortodoks-ekstremist i kanë ndaluar gratë të ndjekin universitetin, thotë The Independent.

Sekti strikt Satmar mori vendimin, sipas The Independent, duke paralajmëruar se arsimi i universitetit për gratë është “i rrezikshëm”. E shkruar në jidish, vendimi paralajmëron “Kohët e fundit është bërë një trend i ri që vajzat dhe gratë e martuara të ndjekin grada shkencore në arsimin special.

Disa shkojnë në shkollë, disa e ndjekin online. Dhe kështu ne donim t’i vinim në dijeni prindërit se kjo bie ndesh me Torën.

“Ne do të jemi shumë strikt në lidhje me këtë. Nuk lejohet asnjë vajzë të ndjekë shkollën tonë dhe të marrë një gradë shkencore. Është e rrezikshme. Vajzat të cilat nuk binden do t’i imponojmë të largohen nga shkolla jonë. Ne nuk do t’i punësojmë apo t’i japim pozicione mësimdhënieje vajzave që kanë shkuar në shkollë ose kanë një gradë shkencore.

“Ne duhet t’i mbajmë shkollat tona të sigurta dhe nuk mund të lejojmë influence laike në ambjentin tonë të shenjtë. Është kundër bazava që Musa ka ndërtuar.

Vendimi u nxorr nga baza e sektit në New York dhe do të zbatohet nga pasuesit e grupit të besimit në mbarë botën.

Hebrejtë ortodoks ekstremist ndjekin një interpretim të para-iluminizmit të Judaizmit tradicional dhe dekurajon bashkëveprimin me botën modern ose laike. Burrat mbajnë veshje të shekullit të 19-të të Europës lindore duke përfshirë këtu pallto të gjata të zeza dhe kapele të zeza, ndërsa gratë vishen në mënyrë modeste dhe i mbulojnë flokët e tyre.

Bordi i Deputetëve të Hebrejve britanik përllogariti se janë rreth 30,000 hebre ortodoks që jetojnë në SHBA dhe Satmar-i është sekti më i madh.

Vitin e shkuar, dolën disa hebre ortodoks ekstremist në Londrën e veriut ku i ndalonin gratë të ngisnin makinën, duke shprehur shqetësimin se nuk ishte modeste për to të vepronin kështu.

Dr. Sharon Weiss-Greenberg e dënoi këtë, shefi ekzekutiv i Aleancës hebre ortodokse feminist, tha për The Independent se vendimi do të “imponojë” njerëzit të qëndrojnë në komunitetet e tyre.

“Komuniteti Satmar zgjedh të jetojë në një enklavë izolacioniste. Ata besojnë se elementët laike të do t’i zbehnin jetët dhe besimin e atyre që ata i konsiderojnë fetar.

“Ka edhe faktorë të tjerë në lojë, por përfundimisht rezultatet janë shkatërruese.

Për shkak se njerëzve nga komunitete të ndryshme nuk i është mundësuar arsimi bazë themeltar, ata nuk mund të ndjekin arsim të lartë e jo më karrierë. Kur dikush nuk ka akses me arsimin, mundësitë e karrierës janë të paarritshme. E detyron dikë të qëndrojë brenda komunitetit , pasi jeta personale është e lidhur me atë profesionalen gjithashtu.”

Dr. Jonathan Romain, Rabi i Sinagogut Maidenhead dhe kryetar i koalicionit Marrëveshja që lidh grupet fetare dhe laike të promovojnë arsimin gjithëpërfshirës, tha për The Independent: ”Janë për t’u admiruar ortodoksët-ekstremist, duke përfshirë grupin Satmar, një komunitet i bindur ndaj ligjit.

Megjithatë, zgjedhja e tyre për t’u ndarë kaq shumë nga bota përreth tyre, nuk është një pikëpamje që ndahet nga shumë hebre të tjerë, të cilët nuk e shohin si problem të jesh i rrënjosur me identitet hebre dhe i integruar në shoqërinë masive.

“Të ndjekësh universitetin është një eksperiencë për t’u vlerësuar, për gratë dhe burrat, të cilët ne i konsiderojmë plotësisht të barabartë dhe të cilët duhet të kenë të njëjtat mundësi në arsim dhe punësim. Kufizimi i aftësive të tilla lë vend për keqardhje./ Gazeta Impakt

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: epavarura.com/rabite-hebre-ortodoks-nuk-lejojne-grate-te-ndjekin-universitetin-pasi-ato-mund-te-marrin-dije-te-rrezikshme-laike/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/rabite-hebre-ortodoks-nuk-lejojne-grate-te-ndjekin-universitetin-pasi-ato-mund-te-marrin-dije-te-rrezikshme-laike/ […]

Comments are closed.