Kryeministri Edi Rama duket se e ndjen veten të sigurtë në lëvizjen e tij për zëvendësimin e Adriatik Llallës në krye të prokurorisë së Përgjithshme. Duke marrë tonalitetet e njeriut të kompromiseve, ai ftoi kreun e opozitës, Lulzim për të biseduar shqip në lidhje me këtë çështje, duke i kërkuar të mos presë ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit.
Debatet e ashpra për zëvendësimin e Llallës që tashmë janë kthyer në çështjen e ditës, duke lënë pas përmbytjet apo hetimet për Tahirin, duket se do të përmbyllen me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pasi shumica është e vendosur ta ndërmarrë këtë hap pavarësisht kundërshtive të Opozitës, ndërsa ka në krah edhe faktorin ndërkombëtar dhe organizmat monitorues ndërkombëtarë.
Kjo situatë përcillet nga Rama me qetësi pasi në një status në Facebook ai shkruan: “LB mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën”. //