Nga Sofja, kryeministri Edi Rama kërkoi qartësi nga ana e liderëve të Bashkimit Europian për rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një fjalim të gjatë, Rama ka theksuar se “kemi shumë mbështetës të faktit që Serbia dhe Mali i Zi po negociojnë, ne besojmë fuqimisht që është koha që Shqipëria e Maqedonia të nisin negociata”.
Sipas Ramës, bëhet fjalë për një kontradiktë, ashtu siç ai e sheh.
“Kjo eshte një kontradiktë, në mënyrën sesi e shoh unë, midis të qënit kaq shumë i përkushtuar ndaj procesit të integrimit, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, ka ardhur koha për palën Europiane që të ketë qartësi, se cila do të jetë perspektiva jonë”, tha Rama.
Sipas tij,  mosfillimi i bisedimeve duket se bëhet një ushtrim frustrues. Ai falënderoi të pranishmit në tryezën nga Ballkani Perëndimor, duke veçuar kryeministrin e Bullgarisë, për bashkëpunimine  ofruar në rastin e përmbytjeve në Shqipëri.
“Kjo ishte e jashtëzakonshme. Ky është një shembull i shkëlqyer i faktit jo vetëm sesi ne mund të ulemi lehtësisht sëbashku dhe të flasim për objektivat dhe sfidat tona të ardhshme, por edhe të kuptojmë se si të gjithë ndihemi pjesë e të njëjtit fat. Sesi ndjejmë natyrshëm nevojën për të qënë krah për krah me njeri tjetrin edhe në momente të vështira”, tha Rama. //