Rama: opozita përdor Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën e vendit drejt BE-së

18

Kryeministri Edi Rama thotë se opozita po përdor Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë. Në një koment në Facebook, pas vendimit të opozitës e cila shpallu aksionine  mosbindjes civile, Rama thotë se demokratët i vunë zjarrin “patriotik” dhe duan ta përdorin protestën e Kukësit.
“Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur Drejtësisë”, përfundon kryeministri.
Opozita e bashkuar ka vendosur në mënyrë unanime mosbindjen civile si formë protestë kundër qeverisë. Pas mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi njoftuan se organizimi i aksionit opozitar do të fillonte nga mbrëmja e së hënës. //

Loading...