Shumëkush u habit sot teksa një ditë pas miratimit në Kuvend të reformës në drejtësi, kryeministri Rama nxitoi në rrjetet sociale ta shpallte ditën e hënë ditë pushimi për administratën publike.

“Se bashku kemi arritur te paarritshmen ne 25 vjet. Prandaj te henen administrata pushim dhe le te jete nje fundjave e gezuar per te gjithe”, shkruante Rama në Facebook.

Por a është vërtet kryeministri kaq i ngazëllyer nga kalimi në Kuvend i reformës, kur shumë prej këmbënguljeve të tij në draft u rrëzuan nga presioni i opozitës, apo fshihet diçka tjetër në shpalljen pushim të ditës së hënë? Ndoshta është dy vjetori i Zahos, djalit të vogël të kryeministrit.

Të hënën në 25 korrik Zaho Rama mbush 2 vjeç. Kryeministri është treguar diskret në publik me të birin, duke mos publikuar foto apo pamje me të. Por i udhëhequr ndoshta nga egocentrizmi dhe të qenit një politikan kontrovers, ndër të tjera Rama “i bën dhuratë” të birit edhe një akt të tillë, të cilin mund t’ja rrëfejë me krenari në të ardhmen kur Zaho të rritet.

I bindur që reforma në Kuvend do të kalonte ditën e djeshme, fare mirë Rama mund të caktonte ditën e sotme si ditë pushimi për administratën publike, nuk kishte pse e transferonte për të hënën, ditë kur Ilir Meta ka thirrur Kuvendin në seancë plenare.

A është ditëlindja e Zahos që spostoi festën për administratën të hënën? Ndoshta përgjigjen e kësaj pyetje s’do ta mësojmë kurrë, sidoqoftë ne i urojmë 100 vite tjera djalit të kryeministrit.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 83905 additional Info on that Topic: epavarura.com/rama-shpall-feste-kombetare-ditelindjen-e-zahos/ […]

Comments are closed.