Rama sulmon gazetarët: Turmë që nuk lexon, shkelin të drejtat e njeriut

0

Reagimin e organizatave të shoqërisë civile dhe gazetarë për paketën anti-shpifje, kryeministri Rama e konsideroi si një çështje artificialisht të nxehur.
Ai tha se jemi përballë një turme që nuk lexon, ndërsa mori shembujt e vendeve të tjera të BE që shpifja dhe fyerja përbëjnë vepër penale.
Rama: Së pari që ta marrin vesh të gjithë se këtu jemi përballë një turme që nuk lexon dhe nuk denjon të lexojë dhe madje e thotë se nuk na intereson së çfarë thotë ligji. Sipas një raporti të OSBE në 3/4, pra në 42 shtete fyerja dhe shpifja është vepër penale.
Rama sulmoi gazetarët duke thënë se gazetarët janë shkelës të të drejtave të njeriut.
Rama: Gjithë kjo punë e bërë, gjithë entuziazmi ynë për një ligj që i referohet këtyre shteteve ndeshi në pengesën e BE dhe OSBE, KiE në formën e një fjalie: Mos ju referoni këtyre shteteve sepse i kanë ligjet e ashpra. Nëse ligji gjerman do të kishte subjekte ata që janë të dera e parlamentit ata sot do ishin të gjithë me borxhe për të paguar detyrimet si rezultat i shkeljes së të drejtave të njeriut. Ata janë shkelës së të drejtave të njeriut.ora.news.
Shperndaje lajmin Rama sulmon gazetarët: Turmë që nuk lexon, shkelin të drejtat e njeriut ne facebook, twiter, google+ etj.net.

Loading...