Instituti i Kërkimit të Sigurisë Ndërkombëtare, (INSS) një organ që ushtron aktivitetin e tij i varur nga regjimi sionist ka publikuar ditën e hënë një raport, në të cilin ka theksuar se Hizbullahu vijon të jetë rreziku më serioz konvencional me të cilin po përballet Izraeli. Sipas raportit, edhe rrezikshmëria që mund të vij nga Hamasi, apo Irani për Izraelit nuk është më primar se rreziku i Hizbullahut.

Sipas raportit, Hizbullahu zotëron raketahedhëse që mund të prekin çdo pjesë të territorit izraelit, (avionë papilotë) drone sulmuese dhe vetëflijuese, sisteme me produkte ruse të mbrojtjes, forca tokësore të cilat janë të trajnuara për të marrë nënkontroll të gjitha qytetet dhe qytezat izraelite.

Sipas këtij raporti, i cili iu paraqit presidentit të regjimit sionist, Rivlin nga kryetari i INSS-së, gjenrali tashmë në pencion Amos Yadlin, përveç kësaj parashikohet se janë mundësitë më të mëdha që të hyhet në luftë me Hizbullahun dhe Iranin, sesa hyrja në një konflikt me Hamasin.

Nga ana tjetër, sipas këtij raporti, pavarësisht faktit se nënpërmjet firmosjes së marrëveshjes bërthamore mes fuqive botërore dhe Iranit, Izraelit i ka lindur një mundësi e re, kjo gjë ka rritur edhe fuqinë konvencionale të Teheranit, i ka dhënë legjitimitet ndërkombëtar Iranit dhe kështu si një shtet me një program nuklear më gjithëpërfshirës dhe më të lirë është kthyer në një rrezik më të madh për një kohë mesatare, deri dhe një kohë të gjatë.

Burimi : Medya Şafak

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: epavarura.com/raporti-izraelit-hezbollahu-vazhdon-te-jete-rreziku-serioz-konvencional-izraelit/ […]

Comments are closed.