Konflikti sirian vazhdon të zhvillohet në një luftë përfaqësish, duke vënë ‘interesat e ndryshme kombëtare’ të huaja përballë njëra-tjetrës, duke përfshirë konfliktet SHBA – Siri, SHBA – Iran, Arabi Saudite – Siri, Katar – Siri, Turqi – Kurdistan dhe Irani – Israel – për të mos i përmendur të gjitha.

Pas një ekzaminimi më të ngushtë, e vërteta fillon të shfaqet: rrjeti mbështetës pas ‘rebelëve të moderuar të Uashingtonit dhe grupeve terroriste që luftojnë për të rrëzuar qeverinë e Asadit në Siri – është një rrjet ndër-agjencish, i përbërë nga shumë agjenci kontribuese të fshehta të inteligjencës, ku përfshihet edhe CIA, MI5/6, Mossad, Franca, NATO, Jordania dhe Arabia Saudite.

21st Century Wire ka raportuar në dhjetor të vitit 2014 dhe përsëri në janar të vitit 2015, se si shteti i Izraelit u ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme materiale, lehtësim mjekësor dhe mbështetje me sulme ajrore terroristëve të ndryshëm dhe ‘rebelëve’ kryengritës që luftojnë në Siri.

Muajin e kaluar Izraeli filloi sulmin e gjashtë ajror brenda Sirisë në 18 muajt e fundit, i cili është përshkruar si një vrasje e shënjestruar’ kundër Hezbollahut, për të cilin Tel Aviv pretendon se mbështetet nga armiku i tyre i betuar Irani – gjë e cila sipas liderit Benjamin Netanyahu, i siguron Izraelit të drejtën për t’i vrarë ata në çdo kohë, apo në cdo vend. Në vitin 2013, qeveria e Assad në Damask pati ftuar milicinë libaneze të Hezbollahut në Siri për të ndihmuar në eliminimin e terroristëve në Siri, dhe tani realiteti i pakëndshëm është duke dalë në sipërfaqe – se Izraeli ka qenë duke eleminuar ushtrinë siriane dhe objektivat e Hezbollahut të cilët janë duke u përpjekur të luftojnë ISIS , al Kaedën dhe terroristët e frontit al Nusra – që do të thotë se Izraeli është në të vërtetë duke ndihmuar ISIS.

‘Raporti i OKB-së ka identifikuar atë që Sirianët e emërtojnë pikën e kalimit të forcave midis Izraelit dhe ISIS, një pikë shqetësuese sjellë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.’

Sipas dokumenteve të Kombeve të Bashkuara në UNDOF (burim zyrtar i OKB), ndërveprimet izraelite me rebelët sirianë janë të dokumentuara. Nëse bashkësia ndërkombëtare do ta kishte tërhequr Izraelin nga ky fakt, ata do të bënin atë që kanë bërë Uashingtoni, Arabia Saudite dhe të tjerët – të pretendonin se kanë të bëjnë vetëm me ‘rebelët e moderuar’ fiktive – shumica e të cilëve janë shfaqur kohë pas kohe – të ndryshojnë krah drejt ISIS.

Kjo histori është censuruar plotësisht në mediat anglisht-folëse në SHBA dhe Britani të Madhe, edhe pse shtypi izraelit e ka raportuar në fakt këtë gjë disa herë.

Përveç kësaj, gazeta izraelite Haaretz gjithashtu raportoi sot se si histeria ISIS e ka ndihmuar perspektivën e Netanjahut për të mbetur në pushtet, duke deklaruar: ‘Kryeministri izraelit është gati për të fituar edhe një tjetër mandate në sajë të rritjes së terrorizmit islamik – dhe paralizimit të qendrës së majtë.’

Izraeli shumë mirë mund të besojë se është duke vepruar në interes të sigurisë së tij kombëtare duke miratuar aksiomën, ‘armiku i armikut tim është miku im’. Megjithatë, duke gjykuar nga këto dhe gjetjet e tjera, është mjaft e qartë se Izraeli i ka duart me gjak në konfliktin sirian, dhe është duke u përpjekur shumë për të fshehur përfshirjen e tij në mënyrë që të shmangë ndonjë zemërim publik mbi rolin e tij të drejtpërdrejtë në dhunën në Siri, dhe duke u zgjeruar, në Irak gjithashu.

Sido që të jetë, ky është një botim i shëmtuar për figura tashmë të tmerrshme në Lindjen e Mesme.

Detajet e këtyre gjetjeve të fundit janë përmbledhur në këtë raport …

Addictinginfo.org raporton:

Një raport i ri nga OKB-ja tregon se Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) kanë mbajtur kontakte të rregullta me anëtarët e ISIS që nga maji i 2013. OKB ka identifikuar kontaktet mes forcat të IDF dhe ushtarëve të ISIS.

‘Në një raport të ri nga OKB-ja, është zbuluar se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë mbajtur kontakte të rregullta me anëtarët e të ashtuquajturit Shteti Islamik që nga maji i vitit 2013. Raportet fillestare nga IDF deklaruan se kjo ishte vetëm për kujdes mjekësor për civilët, por kjo histori u shpërbë kur vëzhguesit e OKB-së identifikuan kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet forcave të IDF-së dhe ushtarëve të ISIS, duke përfshirë dhënien e kujdesit mjekësor ndaj luftëtarëve të ISIS. Vëzhgimet përfshinin gjithashtu transferimin e dy arkave nga forcat IDF në forcat e ISIS, përmbajtja e të cilave nuk është konfirmuar ende. Më tej raporti i OKB-së identifikon atë që Siranët e emërtojnë si pikën e kalimit të forcave midis Izraelit dhe ISIS, një pikë shqetësuese e sjellë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky raport nga OKB-ja forcon pretendimet e regjimit sirian se Izraeli është i përfshirë thellë në operacionet brenda kombit.’

Kjo është pjesë e një modeli të vazhdueshëm të mbështetjes së Izraelit për Shtetin Islamik. Vetëm dy muaj më parë Izraeli sulmoi forcat siriane kundërshtare me forcat e ISIS. Sulmet izraelite vranë edhe një këshilltar ushtarak iranian për ushtrinë siriane vetëm dy javë më parë. Financimi i ISIS nga SHBA, pjesë e përpjekjeve kundër presidentit sirian Assad, është i dokumentuar mirë po ashtu.

Kur Shtetet e Bashkuara filluan operacionet kundër ISIS, komanda e lartë izraelite dukej ngurruese për të dhënë ndonjë mbështetje dhe e quajti këtë veprim një gabim. Mbështetja e ISIS përshtatet me shqetësimet izraelite në rajon, konkretisht atë të Sirisë dhe Iranit, dhe kundërshtia e SHBA-së me ISIS, i ka vendosur Shtetet e Bashkuara në një pozitë të vështirë për të armatosur edhe një herë armiqtë që do të luftojmë nesër.

Siria dhe Irani përbëjnë një kërcënim për Izraelin me forcat e tyre të konsiderueshme, konvencionale dhe me ndikimin politik në rajon, në të njëjtën mënyrë sic ishte Iraku para eliminimit të Sadam Huseinit. Me rrëzimin e Saddamit, një pjesë e shqetësimit të mbetet, dhe Izraeli duket se ende e ruan aksiomën e vjetër se armiku i armikut tim është miku im.

Mbështetja izraelite ndaj ISIS u mundëson atyre që të eleminojnë dy çështje në të njëjtën kohë; sapo Siria të mos jetë më një shqetësim – një hap ky i cili nga ana e tij do të neutralizojë ndikimin e Iranit në rajon – Izraeli më pas do të kthejë vëmendjen e tij për te ISIS, i përforcuar nga të tjera forca anti-ISIS nga Arabia Saudite, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara. Kjo do të dojë disa vjet më shumë, megjithatë, gjatë kësaj kohe ISIS do të vazhdojë të rritet në madhësi dhe fuqi. Në momentin që ata do e kthejnë vëmendjen e tyre te ISIS, ajo është mjaft e mundur që ISIS t’i ketë rrëzuar kombet që Izraeli është duke i llogaritur në mbështetjen e një operacioni të tillë.

Tradicionalisht grupe të tilla si ISIS kanë besuar në Arabinë Saudite për mbështetje, por paratë e Arabisë dukshëm mungojnë nga arkat e ISIS. Ndryshe nga grupet e para, ISIS është vetë-financuar, duke u mbështetur mbi prostitucionin, skllavërinë dhe vajin për mirëqenien financiare të tij. Kjo e largon mbështetjen që Arabia ka dhënë për rreth një shekull, në mënyrë që t’i ndalojë këto organizata të kthehen nga Shtëpia e Arabisë e të konkurrojnë mbretërinë, gjë e cila tashmë është në prespektivën e shtetit islamik.

Nga ana tjetër, forcat e ISIS i kanë detyruar kurdët që të bëhen një forcë e fuqishme në vetvete, duke shkaktuar kështu zemërimin e Turqisë fqinje. Në vend që të ndihmojnë për të luftuar kundër ISIS, Turqia përkundrazi po sulmon forcat kundërshtare me ISIS. E gjithë situata ka dalë jashtë kontrollit.

Në fakt, nuk ka asnjë anë për t’u mbështetur këtu, pasi çdo anë është duke e mbështetur e në të njëjtën kohë duke e kundërshtuar anën tjetër. Duke bërë të mundur krijimin e ISIS, ne kemi marrë një situatë tashmë të paqëndrueshme dhe kemi derdhur benzinë ​​mbi të. Tani ne po përballemi me një kërcënim të vërtetë, jo nga ISIS apo Irani apo Siria, por nga vetë arroganca jonë. Ne kemi qenë verbuar në vdekjen dhe shkatërrimin e krijuar nga veprimet tona në Lindjen e Mesme.

Ne fillimisht u respektuam në të gjithë rajonin, si ndërmjetësit neutralë të paqes, si kombi i cili mbikqyri shpërbërjen e Barbary Pirates dhe si një vend që u bë mik i përjetshëm me popullin e Iranit, kur e gjithë Evropa i injoroi. Tani ne jemi muskuli i gatshëm Izraelit, për të kryer punët e tyre të pista në një përpjekje për të destabilizuar rajonin dhe për të shfuqizuar ato kombet e vogëla të para si kërcënim. Ata do të mbështesin këdo, në qoftë se përmbushin një qëllim afat-shkurtër. Kjo mund dhe do t’i rezultojë afatgjatë.

Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë palë në këtë. Sido që të jetë kostoja politike dhe ekonomike, SHBA-të duhet të heqin dorë nga të gjitha anët në Lindjen e Mesme, para se të jetë tepër vonë. / Gazeta Impakt

Burimi: Whatsupic

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 32863 additional Information on that Topic: epavarura.com/raporti-ri-zbulon-se-si-izraeli-eshte-kordinuar-militantet-e-isis-brenda-sirise/ […]

Comments are closed.