Lindja e foshnjes me dy dhëmbë të rritur në qytetin turk Nevsehir ka shkaktuar vëmendje dhe befasi të madhe për mjekët dhe opinionin, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbrëmjen e së martës në spitalin publik të Nevsehir, 23-vjeçarja Nazife Kiyga lindi një vajzë me dy dhëmbë të rritur.

Mjekët dhe familja u shtangën nga kjo dukuri e rrallë, por shqetësimet kaluan pasi kontrollet e detajuara mjekësore treguan se foshnja është e shëndoshë dhe nuk ka komplikime.

Vajzës iu dha emri Miraxh, kurse Dr. Zeynep Ibisoglu tha se lindja ka kaluar pa probleme dhe pas kontrolleve të detajuara u konstatua se fëmija është i shëndetshëm.

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: epavarura.com/rast-pazakonte-ne-turqi-pas-lindjes-foshnjes-hiqen-dy-dhembe/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 65503 additional Info on that Topic: epavarura.com/rast-pazakonte-ne-turqi-pas-lindjes-foshnjes-hiqen-dy-dhembe/ […]

Comments are closed.