Ministrat shqiptarë tashmë kanë frikë nga ndonjë poshtërim publik.

Për këtë arsye pas incidentit me ministren e arsimit Lindita Nikolla, Garda e Republikës ka shtuar masat e sigurisë për anëtarët e kabinetit qeveritar.

Burime për Report Tv nga grupet e shoqërimit të zyrtarëve të lartë përfshi dhe ministrat bënë me dije se prej asaj mbrëmje atyre u është komunikuar përforcimi i masave të sigurisë dhe u është kërkuar rritje e vigjilencës.

Aktivitetit në të cilin merrte pjesë ministrja Nikolli ka qenë nën kujdesin e Gardës e cila ka bërë kontrollet e të pranishmëve, por pavarësisht kësaj studentja Mirela Ruko mundi t’i afrohej duke i hedhur mbi kokë salcë.

E pranishme në aktivitete publike me praninë e përfaqësuesve të qeverisë do të jetë dhe Policia e Shtetit me efektiv të shtuar.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: epavarura.com/rasti-nikolla-ministrat-ze-frika-nga-poshterimi-garda-shton-masat-e-sigurise/ […]

Comments are closed.