Një ditë ndoshta të gjithë do i kthehen jetës së përditshme normale, pas një depresioni të madh që ka shkaktuar loja e papritur ‘’Pokemon Go’’. Loja e tillë tashmë është bërë fiksim i të gjithëve në mbarë botën, ndonëse në disa raste del të jetë edhe mëse e rrezikshme për jetën e njeriut.

Kjo përshkak të vendeve të kapjes së Pokomenave virtual. Por gjersa kjo lojë ka shkaktuar çmenduri tek të gjithë, në Britani dalin të jenë rastet më të rënda!

Njerëzit nuk mund të largohen nga shtëpia apo të paktën nuk mund dhe të shkojnë në toalet për nevojat e tyre pa praktikuar një kapje të ndonjë figure të lojës ‘’Pokemon Go’’, përcjellë Klan Kosova.

Megjithatë, në një mënyrë ‘’Pokemon Go’’ nga ekspertë të shëndetit, po konsiderohet si diçka pozitive në shëndetin mendor për të ndihmuar në luftën e krizës globale të obezitetit.

Por krahas gjërave pozitive, kjo lojë sjell shqetësime se njerëzit po humbasin perspektivën e tyre.

Shembull konkret del të jetë një djalë, i cili ishte në pritje të bëhej prind. Ai shkoi në sallën operative të lindjes në mbështetje të gruas së tij pasi ata prisnin të gëzonin fëmijën e tyre të tretë.

Papritur derisa gruaja po kryente procesin e lindjes, Jonathan Theriot pa se afër shtratit të bashkëshortes së tij, kishte një figurë të cilën ai duhet ta kapte patjetër!

Kur ai e kapi atë, i bëri edhe një fotografi e cila i duhej për t’iu dëshmuar të tjerëve se në cilin vend e kapi një figurë virtuale, madje pamja e tillë u vërshua nga klikimet në rrjetet sociale, përcjellë Klan Kosova.

Pasi gruaja lindi një vajzë, derisa papritur babai i lumtur Jonathan, publikoi edhe një tjetër fotografi ku e mbante foshnjën në duar.