Ilaçi popullor rus me Aloe Vera që trajton 12 sëmundje. Si ta përgatisni dhe ta konsumoni për shërim sa më të shpejtë dhe pa efekte anësore
 
Kurat natyrale janë shumë efektive për shumë probleme shëndetësore dhe sëmundje të ndryshme. Ata japin rezultate të mahnitshme në shëndet dhe mbi të gjitha nuk kanë asnjë efekt anësor. Ilaçi popullor rus, që ka gati 900 vite që trashëgohet, me të cili do t’ju njohim mund të trajtojë plot 12 sëmundje si: ftohjen, dhimbjen e vazhdueshme të kokës, astmën, tuberkulozin, sëmundjet e zorrëve, inflamacionin e enëve të gjakut, përdhesin, sëmundjet e zemrës, tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet e veshkave dhe kancerin e mitrës.
SËMUNDJET KARDIOVASKULARE
Por do të fokusoheshim te SËMUNDJET KARDIOVASKULARE, pasi ka pasur disa studime të fundit, që kanë treguar se kur ekstrakti i Aloe Verës injektohej në gjak, shtonte transportimin e oksigjenit dhe aftësinë e përhapjeve të qelizave të kuqe të gjakut. Në një studim, u arrit në përfundimin se Aloe Vera ndihmon në zvogëlimin e sëmundjeve të zemrës dhe kolesterolit të lartë, pasi përmirëson oksidimin dhe qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, e bën gjakun më pak të ngjitshëm. Duke qenë se receta e mëpoishtme përmban edhe verë të kuqe, atëherë e kombinuar me aloe vera, rriten fuqitë shëruese.
Tashmë, e kemi theksuar se, vera e kuqe përmban vitamina, oligoelemente, hekur, si dhe përbërës të tjerë që gjenden në të në një nivel më të ulët. Kjo gjë është vërtetuar dhe pranuar nga shkencëtarët dhe mjekët. Pasuria e lëndëve ushqyese të pranishme dhe të përdorura përherë nga popullsitë perëndimore garanton gjerësisht edhe furnizimin me këta përbërës të paktë në numër të cilët gjenden te vera e kuqe.
Antioksidantët tek vera e kuqe të quajtura polifenole mbrojnë enët e gjakut. Tek vera e kuqe janë zbuluar dy tipe polifenolesh, flavonoidet dhe jo-flavonoidet, të cilat pengojnë yndyrën të bokllokojë arteriet.
Kërkimet kanë treguar gjithashtu se resveratroli tek vera e kuqe mund të reduktojë obezitetin dhe problemet me diabetin, sëmundje këto që çojnë në dëmtimin e zemrës. Gjithashtu ka dhe tregues të tjerë se resveratroli pakëson mpiksjet e gjakut. Resveratroli gjendet tek rrushi dhe vera e kuqe përmban më shumë resveratrol se e bardha.
Sasia e polifenolëve tek vera varen nga lloji i rrushit që përdoret gjatë procesit të fermentimit. Verërat e bëra nga rrushi i zi si tannat dhe malbec kanë sasinë më të lartë të polifenoleve. Sakaq, benefitet e kësaj recete për zemrën shtohen me çikoren, e cila përmban inulinë, që redukton nivelin e kolesterolit të keq, që është përgjegjës për bllokimin e arteriet dhe venave. Duke përdorur çikore, e hiqni “qafe” këtë problem dhe mbani larg sëmundjet e zemrës. Përbërësit e mësipërm, të kombinuar me mjaltin (me hoje” dhe alkool (psh vodka), sjellin një ilaç “bombë” për stabilizimin e zemrës, sidomos tani gjatë stinës së dimmrit, pasi e mban mjaft “ngrohtë”. Paralelisht, mund ta përdorni edhe kundër 12 sëmundjeve që përmendëm më sipër, sidomos për dhimbjet kronike të kokës ose problem me tretjen e stomakun.
Theksojmë, se mjalti duhet të jetë me hoje, pra original dhe jo i konservuar. Sa më i mirë mjalti, aq më i fortë është efekti shërues.
PËRBËRËSIT:
300 gr Aloe Vera
250 gr çikore
400 gr mjaltë (me hoje)
700 gr verë e kuqe (shtëpie)
500 gr alkool
PËRGATITJA:
Merrni gjethet e Aloe Verës, pastrojini dhe vendosini në një blender. Më pas, shtoni në të edhe çikoren, mjaltin me hoje mundësisht, verën e kuqe dhe alkoolin (mirë do të ishte vodka). Lërini të kombinohen për disa minuta dhe më pas transferojeni përzierjen e përgatitur në një shishe të errët. Mbylleni mirë me kapak dhe vendoseni mënjanë në një vend të errët për rreth 5 ditë. Më pas, ku
llojeni gjysmën në një kavanoz qelqi të pastër dhe pjesën tjetër lëreni sërish aty. Konsumojeni tre herë në ditë nga një lugë çaji, para ushqimit.
Përsëriteni procedurën (duke përdorur edhe pjesërdorur edhe pjesën tjetër të ilaçit) çdo javë, më shumë se dy muaj në vit, dhe sëmundjet e përmendura më sipër do të zhduken.
 
Shperndaje lajmin RECETA 900-VJEÇARE/ Kura ruse me mjaltë për zemrën në dimër, më e fortë se çdo ilaç appeared first on SuperShendeti.

5 COMMENTS

Comments are closed.