A e dini se sot 30 deri në 50 mijë persona në botë të cilët besohet se përdorin mikroçipët nën lëkurë?

Wall Street Journal”, shkruan se pajisja që vendoset nën lëkurë tashmë po gjen përdorim të gjerë në fusha të ndryshme dhe është kthyer në një pjesë të pandarë të jetës moderne.

Disa e përdorin për të hapur dyert, të tjerë për t’u identifikuar në vendin e punës.

Gazeta citon rastin e një holandezi 32­-vjeçar që ka vendosur të jetojë me pajisjen e vogël në trup për ta bërë jetën më të lehtë. Ai mund të harrojë çelësin e apartamentit dhe makinës dhe dyert do t’i hapen vetë, pasi bëhet identifikimi automatik i personit në fjalë.

‘Epidemia’ e mikroçipit pritet të përhapet gjerësisht në vitet në vijim në fushën e mjekësisë. Pajisja mund të ruajë informacionet e nevojshme sa i takon terapive të ndjekura apo raste të tjera të Veçanta.

2 COMMENTS

Comments are closed.