Zviceranët kanë votuar në referendum metodat e reja të monitorimit nga Agjencitë e Inteligjencës, ku 65.5 përqind e tyre dhanë votën pro.

Ligji i ri do ti lejojë autoritetet të monitorojnë bisedat telefonike, të kontrollojnë e-mailet dhe të vendosin kamera në çdo vend që e shohin të nevojshëm, duke prekur edhe privatësinë e individëve. Megjithëse ligji i ri kaloi në Parlament vitin e shkuar, ende nuk ka hyrë në fuqi pasi kundërshtarët e çuan në referendum popullor. Zviceranët kanë votuar pro metodave të reja të mbikëqyrjes nga Agjencitë e Inteligjencës në referendumin e mbajtur për këtë çështje. Ligji i ri do ti lejojë autoritetet të monitorojnë bisedat telefonike, të kontrollojnë e-mailiet dhe të vendosin kamera në çdo vend që e shohin të nevojshëm, duke prekur edhe privatësinë e individëve.

Mbështetësit e këtij ligji theksojnë se diçka e tillë do ta ndihmojë zhvillimin dhe rritjen e normave të sigurisë në vend. Ndërsa ata që e kundërshtojnë deklarojnë se një ligj i tillë do të cënonte ndjeshëm të drejtat e individëve dhe gjithashtu do ta bënte Zvicrën një shtet më pak të pavarur, duke qenë se do ti duhet të bashkëpunonte shpesh me vende të tjera. Autoritetet zvicerane deklarojnë se ky monitorim i plotë do të kryhet një herë në muaj për të pasur nën kontroll të gjithë personat që shihen si të dyshuar me rrezikshmëri të lartë. “Ky rregull i ri nuk është i ngjashëm me spiunazhin amerikan apo të fuqive të tjera të mëdha i cili i kalon kufijtë e të drejtave të njeriut ” – deklaroi më herët gjatë këtij viti Ministri i Mbrojtjes në Zvicër, Guy Parmelin.

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: epavarura.com/rendin-e-ri-boteror-ta-pranoni-deshire-65-5-e-votuesve-pro-mbikeqyrjes-nga-inteligjenca/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: epavarura.com/rendin-e-ri-boteror-ta-pranoni-deshire-65-5-e-votuesve-pro-mbikeqyrjes-nga-inteligjenca/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: epavarura.com/rendin-e-ri-boteror-ta-pranoni-deshire-65-5-e-votuesve-pro-mbikeqyrjes-nga-inteligjenca/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you will find 9215 additional Information to that Topic: epavarura.com/rendin-e-ri-boteror-ta-pranoni-deshire-65-5-e-votuesve-pro-mbikeqyrjes-nga-inteligjenca/ […]

Comments are closed.