Përpjekja e dështuar e një artisteje për të restauruar statujën e Jezusit fëmijë, ka shpërthyer me tallje në rrjetet sociale.

Heather Wise doli vullnetare për të restauruar statujën në kishën Shën Anne des Pins në Sudbury, Ontarion veriore, kur pa se koka e Jezusit fëmijë, ishte shkëputur nga trupi.

Artistja tha për Sudbury.com se ishte trishtuar tepër për këtë akt vandalizmi dhe mori leje tek At Gerard Lajeunesse, i cili punon në këtë kishë, për të zëvendësuar kokën e shkëputur me një tjetër, por prej balte.

Mirëpo rezultati nuk ka asnjë ngjashmëri me atë të Jezusit, duke i lënë kështu besimtarët të revoltuar.

Gruaja u justifikua duke thënë se kjo është një zgjidhje e përkohshme, por ndërkohë rrjetet sociale kanë filluar me talljet.

Disa shprehen se i ngjan një personazhi të Halloween, disa të tjerë e sugjerojnë artisten të merret vetëm me restaurime kokësh e të tjerë e krahasojnë me të voglën e filmit vizatimor The Simpson, Maggie.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: epavarura.com/restauroi-statujen-e-jezusit-femije-por-e-kthen-ne-maggie-simpson/ […]

Comments are closed.