Një restorant në Kanada në pronësi muslimane është duke ofruar ushqim falas për të uriturit.

Marche Ferdous, një restorant i Lindjes së Mesme në Montreal, thotë se ka filluar shpërndarjen e ushqimit rreth katër muaj më parë, për të ndihmuar të pastrehët.

Një letër jashtë restorantit, e shkruar në anglisht dhe frengjisht, thotë: “Njerëzit që nuk kanë të holla janë të mirëpritur për të ngrënë falas”.

Pronari, Yahya Hashemi, tha se ai nuk “e konsideron se sa do të kushtojë kjo”, por në vend të kësaj e konsideron këtë si një shpenzim biznesi.

Ai i tha për CBC News se ideja erdhi kur pa se sa shpesh njerëzve në këtë zonë u kërkohej shkëmbim rezervash për të blerë ushqime.

Në fillim ai u jepte atyre para për t’i shpenzuar në restorant, por më pas vendosi se do të ishte më e lehtë t’u tregonte atyre se ushqimi ishte falas.

Ai vendosi njoftimin, sepse “disa janë të turpshëm, disa nuk e besojnë ne jemi duke e ofruar këtë”.

Biznesmeni i lindur në Iran, i cili gjithashtu zotëron një pikë të këmbimit valutor, tha se ishte pjesë e besimit të tij që të ndihmonte njerëzit në nevojë, dhe se donte të jepte kontributin e tij në Kanada, pasi ajo tashmë i kishte dhënë atij shumë.

Z. Hashemi tha se klientët e tij ishin frymëzuar nga bujaria e tij dhe kishin filluar të dhuronin para, kështu që ai të mund të vazhdojë të ndihmojë.

Ai tha: “Ata vijnë këtu, dhurojnë 20$, 30$, 50$ dhe thonë: ‘OK, disa njerëz të ardhshëm e kanë të paguar’”.

Kuzhinieri në restorant, Abdelkader Bejaoui, tha për CTV News se “kjo nuk është ndonjë punë e vështirë”.

Ai tha: “Nuk ka rëndësi, sepse gjatë natës në qoftë se ti ke ende ushqim të mbetur, do të përfundosh duke e hedhur atë jashtë, kështu që pse të mos e japësh për ata që janë në nevojë? Kjo nuk është ndonjë punë e vështirë”.

Kjo ndjek një lëvizje të ngjashme nga një restorant në pronësi muslimane në Winchester, i cili ofron ushqim falas për të pastrehët dhe të moshuarit të paktën dy herë në vit.

Romi Miah, menaxheri i shtëpisë kerri Dritat e Bangladeshit, tha: “Ne e bëjmë këtë dy herë në vit, zakonisht një herë rreth Krishtlindjeve. Askush tjetër nuk e bën këtë, por ka shumë njerëz të pastrehë dhe ata kanë nevojë për ushqim.”

“Kjo është diçka ndryshe, dhe ne jemi duke dhënë diçka mbrapsh.” / Gazeta Impakt

Burimi: Independent

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: epavarura.com/restoranti-ne-pronesi-muslimane-ofron-ushqim-falas-per-kanadezet-e-pastrehe/ […]

Comments are closed.