Vendet e Europës Lindore janë rradhitur për të zhvilluar lidhje më të ngushta me Rusinë, pasi u zhgënjyen nga bashkëpunimi me Bashkimin Europian, thuhet sipas raporteve.

Dy vende në veçanti; Moldavia dhe Bullgaria, thuhet se janë duke parë një rritje të madhe në popullaritetin e forcave pro-Ruse, dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit kanë dhënë dëshmi më shumë se vendet duket se do të lënë në baltë fqinjët e tyre Europian, kjo në favor të lidhjeve më të ngushta Ruse.

Bullgaria, e cili u bashkua me bllokun në vitin 2007, zgjodhi një kandidat pro-ruse, Rumen Radev, si Presidentin e tyre të ri, ndërsa Igor Dodon, ambicia e të cilit për të qenë më afër Rusisë ishte një pjesë e madhe e manifeston e tij të fushatës, u zgjodh Presidenti i Moldavisë javën e kaluar.

Gazeta austriake, “Die Presse”, zbuloi arsyet mbi rritjen e popullaritetit të politikës pro-ruse në Europën Lindore.

Gazeta shkruan se: “Në Moldavi, pakënaqësia mes korrupsionit dhe qeverisë pro-perëndimore është arsyeja kryesore pse është rikthyer dëshira për kohën e vjetër sovjetike. “Varfëria dhe stagnimi ekonomik kanë shuar shpresat për një të ardhme më të mirë Europiane dhe në disa raste, edhe e kanë shkatërruar atë”.

Rusia mban ende lidhje të rëndësishme tregtare me shumë vende të Europës Lindore, si Moldavia dhe Bullgaria janë vetëm dy vende që mbështeten kryesisht në furnizimin me gaz rus.

Ngurrimi i Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump për ti mohuar Rusisë mundësinë për të tregtuar me vendet e tjera mund të thotë se liderët e Europës Lindore do të zgjedhin për të zhvilluar lidhjet e tyre strategjike me Moskën. Sanksionet e Tregtisë të imponuar nga Rusia drejt BE-ja dhe SHBA-së, kanë patur një ndikim të rëndësishëm në disa vende të Europës Lindore.

Pas Brexit dhe rritjes së spekulime se vendet e tjera, duke përfshirë Francën dhe Suedinë mund të jetë duke marrin parasysh lënien e bllokut tregtar, Europa Lindore mund të fillojnë të pyes se a do të ishte më e dobishme për tu lidhur me Rusinë në vend që të mbeten pjesë e shkatërruar e BE-së?

Gatishmëria e disa vendeve për të lëvizur më pranë Rusisë mund të shihet si një ringjallje e influences së sferës ruse, e cila do të rishpërndajë pushtetin në Europë dhe madje mund t’i jepte fund BE-së.

Përshtati: Redjon Shtylla

5 COMMENTS

Comments are closed.