Një 25 vjeçar nga Polonia u shpall i vdekur dhe u dërgua në morg. I riu u zgjua dhe e gjeti veten në një vend të “panjohur”. Ai thjesht kishte konsumuar shumë vodka.

Por, në vend që të shkonte në shtëpi për të fjetur pasi e gjeti veten në një vend të pazakontë, i riu i njohur me emrin “Kamil” sipas Mail, iu ribashkua miqve të tij sërish në një pijetore.

I riu banon në Kamienna Gora, një qytet në jug-perëndim të vendit. Ai pësoi një arrest kardiak dhe më pas u shpall i vdekur nga spitali, duke u dërguar në një morg lokal, ku ishte vendosur brenda një frigoriferi.

Por, 25 vjeçari u rizgjuar dhe nisi të bërtasë. Roja i morgut i tronditur nga ajo çfarë dëgjoi hyri për të parë. Përballë kishte një njeri lakuriq i cili i kërkoi një batanije pasi kishte ftohtë, njoftojnë mediat vendase.

Policia i thirr menjëherë, ndërsa spitali i kreu një kontroll për t’u lënë i lirë më pas.

Rasti është i ngjashëm me një tjetër incident të ndodhur në Rusi vitin e shkuar në rajonin e lindjes së largët, Khansanky ku një person e gjeti veten në morg.

10 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 61883 more Info on that Topic: epavarura.com/rizgjohet-ne-morg-25-vjecari-vdekur-nuk-shkon-ne-shtepi-por/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 73872 additional Info to that Topic: epavarura.com/rizgjohet-ne-morg-25-vjecari-vdekur-nuk-shkon-ne-shtepi-por/ […]

Comments are closed.