Djali i Pablo Escobar vijon ti mëshojë tezës se i ati është vetëvrarë.

Djali i trafikantit më të njohur në botë thotë se babai i tij nuk u vra nga policia kolumbiane. Ai shprehet se është plotësisht i bindur se babai i tij vrau veten për të shpëtuar familjen që të mos merreshin peng.

Sebastian Marroquin ka dhënë një intervistë në prag të publikimit të librit të tij.

Marroquein, që e ka ndryshuar emrin nga Juan Pablo Escobar, thotë se babai i tij gjithmonë e kishte në plan të vriste veten në kokë për të shmangur kapjen.

“Jam shumë i sigurt se ai vrau veten,” tha ai për “The Sun”, në një artikull publikuar sot.

“Ekspertët mjeko-ligjorë janë kërcënuar për të ndryshuar raportin zyrtar”, është shprehur ai duke shtuar se ekspertët mjeko-ligjorë kanë falsifikuar raportin e autopsisë.

Ai ishte 17-vjeç kur babai i tij vdiq në një çati në Medelin më 2 dhjetor të vitit 1993, pas thuajse një viti në arrati.

Bindjen se babai i tij është vrarë, Juan Pablo Escobar, e ka shprehur edhe më herët.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: epavarura.com/rrefimi-djalit-te-pablo-escobarit-arsyeja-fisnike-pse-babai-im-u-vetevra/ […]

Comments are closed.