Këshilltari i Donald Trump, presidentit të zgjedhur të Amerikës, ka njoftuar se ndërtimi i murit në kufirin me Meksikën pa pëlqimin e Kongresit si dhe përpjekjet e ekipit të Trump për shqyrtimin e projektit për regjistrimin e emigrantëve myslimanë, do të jenë prioritete të politikës së Donald Trump.

Sipas kanalit televiziv Press Tv, Kris Kobach, këshilltari i Donald Trump dhe zyrtar i lartë i shtetit Kansas i cili njihet për qëndrimin e tij të ashpër ndaj anti-emigracionit, i ka bërë këto komente gjatë një interviste me agjencinë e lajmeve Reuters të mërkurën (16 nëntor), duke thënë se Trump do të fokusohet në politikën e anti-emigracionit si dhe zhdukjen e “organizatave ekstremiste” që janë aktive në Amerikë. Donald Trump presidenti i sapo zgjedhur i Amerikës, me tu futur në shtëpinë e bardhë do të zbatojë vendimin e tij për dënimin e milion emigrantëve të jashtëligjshëm nga Amerika. Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donal Trump nuk ka hequr dorë nga premtimet e tij elektorale, pavarësisht të gjitha hamendësimeve se deklaratat e tij ishin për efekt fushate. Në intervistën e tij të parë si President për mediat amerikane, Trump tha se do të dëbojë rreth tre milion emigrantë të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe do të ndërtojë murin me Meksikën.

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: epavarura.com/rregullat-e-rrepta-kunder-myslimaneve-prioritet-donald-trump/ […]

Comments are closed.