Edhe Fahriu Balliu, ndër zërat më të fuqishëm mediatik të opozitës, ka mbrojtur idenë se rrëzimi i Paktit Detar në Gjykatën Kushtetuese, asaj të nënshkruar nga qeveria Berisha, ishte dorë e Erdoganit.
Në Opinion, Balliu tha se Edi Rama së bashku me Erdoganin e rrëzuan atë marrëveshje, pasi këtij të fundit, siç tha ai, i intereson mbajtja e statukuosë në marrëdhënie me Greqinë.
Balliu tha se Gjykata Kushtetuese pati presion nga…qeveria(!), e pas këtij lapsusi – që në thelb nuk është lapsus, pasi janë qeveritë ato që mundet e kanë forcën që të bëjnë presion – ai e përmisoi duke thënë “opozita” – dhe ishte Tritan Shehu ai që shtoi “edhe nga drejtime të tjera”, duke dhënë të kuptuar se Gjykata Kushtetuese, e cila votoi 9-0 për ta rrëzuar Paktin, ka patur po ashtu presion nga jashtë, pra nga Erdogani.
Kjo në fakt është një tezë e promovuar pak kohë më parë nga vetë Berisha, kur në parlament tha se një palë e tretë ka ndikuar në rrëzimin e Paktit Detar më Greqinë. Fjala ishte për Turqinë. Dhe kjo tezë ka ardhur duke u konsoliduar nga ana e opozitës.//
 

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 27163 additional Information on that Topic: epavarura.com/rrezimi-i-paktit-detar-me-greqine-edhe-fahri-balliu-rama-veproi-nen-urdherat-e-erdoganit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: epavarura.com/rrezimi-i-paktit-detar-me-greqine-edhe-fahri-balliu-rama-veproi-nen-urdherat-e-erdoganit/ […]

Comments are closed.