FoxyLady News

Dështimi i grushtit të shtetit në Turqi risolli në vëmendjen e lexuesit shqiptar një seri skicash të zbuluara, për redaksitë tona, vitin e shkuar. Ose duhet të ketë qenë një rebus i tipit ‘gjej diçiturën’ mes ngjarjeve të fundit në Turqi dhe skicave, ose libidoja e pornogazetarisë nuk kontrollohet më.

Gazeta Panorama e titullon lajmin, e dalë para një viti, ‘Dalin pa censurë skicat e tmerrit, përdhunimet e femrave shqiptare nga ushtarët turq’, ku të paktën mund të thuhej “po i nxjerrim sërish”, si relikte përforcuese të imagjinatës ndaj armikut. Nëse kanë dalë vjet dhe pse duhet të dalin përsëri, pikërisht tani, bashkë me komentet e vjetshme të pasuruara në neveri (dhe vetëm kjo është risia), megjithëse haberi i prezantohet lexuesit si i freskët (17 korrik 2016), këtë më mirë e di redaksia e gazetës, por ndërkohë sqarimit të dilemës i hap një dritare gazeta Mapo, ku skicat interpretohen nga Sokol Kondi për të vërtetuar se «dashuria në krim shqiptar-turke […] duket se thjesht po rikthehet në dimensione të reja, pasi për të ekzistuar, ka ekzistuar gjithnjë». Ja edhe çiftëzimi.

Në fakt, më së paku, vërtetohet se mashkulli mbetet i atashuar nga të njëjtat bio-gjeografi, të cilat përdoren edhe në barbarizimin e armikut. Duhej të ishte patjetër dora e një të jetuari mashkullor të seksualitetit ajo që i ofroi imagjinatës së salloneve vjeneze 12 skicat, dhe derivat i të njëjtit çift kromozomesh duket eksitimi nga të qarkulluarit nëpër faqet on-line të gazetave më të rëndësishme shqiptare. Mund të thuhet se Gottfried Sieben-i ka arritur suksesin me këto fansa. Nuk është çudi që lajmi të rishfaqet si zbulim/dalje në ndonjë tjetër vëmendje ndërkombëtare ndaj Turqisë.

Erdoganistet 2

Erdoganistet

Erdoganistet 1

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: epavarura.com/rriten-temperaturat-marrin-flake-redaksite-nga-masturbimet-turq/ […]

Comments are closed.