Njohja nga afër me eksperiencën dhe zhvillimet e fundit në fushën e shëndetësisë në Turqi, si dhe rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve, ishte në qendër të vizitës që ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Imet Rrahmani, po zhvillon në shtetin turk…

I shoqëruar nga zëvendësministri Kadir Hyseini, ambasadori i Kosovës në Ankara, Avni Spahiu dhe U.D. sekretari i përgjithshëm i MSH-së, Ardian Mehmetaj, ministri Imet Rrahmani u prit të martën në Ankara nga ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Recep Akdag.

Njohja nga afër me eksperiencën dhe zhvillimet e fundit në fushën e shëndetësisë në Turqi, si dhe rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve, ishte në qendër të vizitës që ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Imet Rrahmani, po zhvillon në shtetin turk.

Takimi është realizuar në vazhdën e takimeve gjatë vizitës studimore, që po zhvillon delegacioni kosovar në Ankara-Turqi, i udhëhequr nga ministri Rrahmani.

Pas takimit që kanë pasur ministrat, është mbajtur konferencë për media, ku është prezantuar qëllimi i takimit të tyre dhe vizitës që po realizon delegacioni kosovar në Ankara.

Ministri Rrahmani i ka shprehur ngushëllime qeverisë turke dhe familjarëve të viktimave të shkaktuara nga akti terrorist në Stamboll.

Ai falënderoi qeverinë e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme që nga paslufta e këtej, veçanërisht për përkrahjen dhe bashkëpunimin e tanishëm në procesin e reformës së shëndetësisë në Kosovë.

Ministri Rrahmani tha se “qëllimi kryesor i vizitës në shtetin mik është njohja nga afër me eksperiencën dhe zhvillimet e fundit në shëndetësinë e Turqisë, si dhe mundësitë për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë”.

Ministri Akdag deklaroi se bashkëpunimi dhe përkrahja për popullin e Kosovës nuk do të mungojë asnjëherë nga qeveria e Turqisë, si në ngritjen e kapaciteteve profesionale shëndetësore, infrastrukturore, por edhe me forma të tjera, që do të shihen në të ardhmen si të nevojshme për të bërë përparimin e duhur në fushën e shëndetësisë.

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 72248 more Information to that Topic: epavarura.com/rritet-bashkepunimi-turqi-kosove-ne-fushen-e-shendetesise/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/rritet-bashkepunimi-turqi-kosove-ne-fushen-e-shendetesise/ […]

Comments are closed.