Konkretizimi i një takimi të këshillit lokal në Alaska u ndërpre çuditërisht kur një vendim për të hapur forumin e të gjitha feve rezultoi të ishte një lutje hapëse Sataniste – ndaj Luciferit.

Kur qeveria vendase e Kenai Borough vendosi të mirëpresë besimet e tjera në mbledhjet e tyre, me shumë mundësi ata nuk parashikuan hapjen e dyerve ndaj Zotit të Errësirës.

Të martën, Iris Fonatana- e përfolur si antare e organizatës së Tempullit Satanist si një simbol për rebelim dhe informacione racionale-mbajti një lutje në asamble zakonisht e rezervuar për pastorët.Të pranishmit në mbledhje u paralajmëruan se ata nuk kishin pse të merrnin pjesë në lutjen çelëse.

Antarët e Asamblesë qëndruan të heshtur kur Fontana i kërkoi atyre të “përqafonin impulsin Luçiferian për të ngrënë pemën e dijes.” Më pas ajo e përmbylli lutjen sureale me fjalët “Rroftë Satani ”

Ndonëse Satanizmi tradicional mund ti lutet imazheve të bishave me brirë, figurave të mbuluara dhe gënjeshtarëve të egër nëntokësorë, Tempulli Satanist është nnjë organizatë ateiste.

Rrjeti i tij shpjegon se nuk promovon ligësi ose besim në qenie të mbinatyrshme.

Në të shprehet se“Tempulli Satanist I përmbahet parimit bazë se vuajtja e tepërt është e keqe dhe ajo çfarë e redukton vuajtjen është e mirë. Ne nuk besojmë në ‘ligësinë’ simbolike. Ne e përqafojmë blasfeminë si një shprehje e legjitimuar e pavarësisë personale nga normat tradicionale anti-produktive.”

Metrazhi filmik i hapjes së asamblesë jortodokse, e cila i parapriu një mbledhjeje rutine lidhur me një projekt asfaltimi prej 138,000$ dhe ndryshimit të kufirit të një spitali , u postua në faqen e internetit Kenai Peninsula Borough.

Megjithatë,entuziazmi i një lutjeje drejt një Zoti të supozuar-engjëllit të përjashtuar nuk shkoi mirë me disa prej antarëve të asamblesë.

“Unë e vlerësoj atë që Presidenti i Asamblesë po bën me çështjen e lutjes dhe që po përpiqet të jetë idrejtë, por më duket ironike që lutja nga ateisti nuk kishte të bënte me të bërit mirë dhe marrjes së vendimeve të drejta,” tha Dale Bagley për RadioKenai.

Ai e përshkroi incidentin si ”irritues” dhe pyeti nëse një pastor vendas do të lejonte të mbante një fjalim të tillë politik./ Gazeta Impakt

2 COMMENTS

Comments are closed.