Kur në mëngjes, pasdite apo në mbrëmje pini kafe, rrallë kush nga miliona njerëz në mbarë botën e dinë se kjo pije e zezë unike ka ardhur nga Afrika Lindore, gjegjësisht nga Etiopia e varfër, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë vend me miliona fermerë nga vendi punojnë çdo ditë në kultivimin, përpunimin dhe prodhimin e kafesë, e cila për ata është luftë për ekzistencë.

Ndërsa një kilogram të kokrrës së kafesë fermerët etiopianë e shesin për vetëm tre dollarë, ndërsa për të njëjtën sasi tregtarët e botës përfitojnë të paktën 200 dollarë.

Në Etiopi, 15 milionë fermerë prodhojnë 290 mijë ton kafe në vit, me çka këtë vend të Afrikës e bën prodhuesin e pestë të kafesë në botë, menjëherë pas Brazilit, Vietnamit, Kolumbisë dhe Indonezisë.

Pothuajse 95 përqind e kafesë në Etiopi prodhohet nga të ashtuquajturit fermerët “e vegjël” të pavarur, si 68-vjeçari Selkam Kemisse.

Pikërisht kafeja e tij, Arabica kafe, e rritur në fermën e qytetit të vogël Shebedino Woreda, përfundon në filxhanet e zinxhirit më të madh të shitjes me pakicë të kafesë në botë – “Starbucks”, të cilët një filxhan kafe, të po kësaj kafe e shesin nga 6 deri në 10 dollarë, pohon Kemisse.

Besohet se kafe Arabica është kafeja më cilësore në botë, dhe se kultivimi i saj dominon në plantacionet e botës dhe përbën rreth 80 përqind të prodhimit të përgjithshëm botëror.

Gjithashtu besohet se kafeja Arabica ishte lloji i parë i kafesë të cilën njerëzit filluan të kultivojnë më shumë se një mijë vjet.

Arabica në Etiopi konsiderohet si lloj autokton, ndërsa që të piqet plotësisht nevojiten shtatë vite. Gjatë kësaj kohe, siç shpjegon Kemisse, pema e tij pritet dhe shkurtohet deri sa të arrin lartësinë prej pesë metrash.

Një pemë Arabica, mesatarisht jep nga 1 deri në 3 kilogram fruta, dhe çdo kokërr e saj përmban në vetvete dy gjysma të kafesë. Vetëm në procesin e parë të tharjes së kokrrës së kafesë humben rreth 12 përqind të peshës së saj.

“Fermën e drejtoj për 30 vite. Këto degë të kafesë për ne janë degë të jetës dhe i vetmi burim i të ardhurave tona për brezat”, thotë Kemisse.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 63874 additional Info to that Topic: epavarura.com/rruga-e-kafese-nga-plantacionet-e-vogla-ne-etiopi-deri-te-filxhani-shtrenjte-starbuks/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: epavarura.com/rruga-e-kafese-nga-plantacionet-e-vogla-ne-etiopi-deri-te-filxhani-shtrenjte-starbuks/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/rruga-e-kafese-nga-plantacionet-e-vogla-ne-etiopi-deri-te-filxhani-shtrenjte-starbuks/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you can find 41041 more Information on that Topic: epavarura.com/rruga-e-kafese-nga-plantacionet-e-vogla-ne-etiopi-deri-te-filxhani-shtrenjte-starbuks/ […]

Comments are closed.