Fetullah Gylen eshte pas vrasjes se ambasadorit rus ne Ankara. Deklarata iu be Sekretarit te Shtetit amerikan nga autoritetet zyrtare ruse dhe turke qe po hetojne vrasjen e ambasadorit Karlov. Nderkohe shkon ne 7 numri i personave te arrestuar pas ngjarjes se te henes.

Pas vrasjes se ambasadorit rus Andrei Karlov ne Ankara eshte imami Fetullah Gulen. Deklarata i eshte bere Sekretarit te Shtetit Amerikan Xhon Kerri nga Moska dhe Ankaraja zyrtare. Burime zyrtare te dy kryeqyteteve informuan Kerrin per dyshimet e tyre se pas ngjarjes se henes te ndodhur ne nje galeri arti ne Ankara, eshte dora e imamit Gylen, I cili jeton ne ekzil ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan akuzon gjithashtu Gylenin se ishte “mendja” e grushtit te deshtuar te shtetit te 15 korrikut. Pas ketyre akuzave ka reaguar zedhenesi i Gylen. Ai ka thene se keto deklarata jane nje denim i parashkruar perpara se te mbarojne hetimet. Sipas tij deklarata te tilla behen vetem per te hedhur hi syve. Zedhenesi i Gylen deklaroi se kjo eshte nje tentive e qeverise se Erdogan per te hequr vemendjen nga sistemi I sigurise i cili deshtoi ne rastin e mbrojtes se jetes se ambasadorit rus.

Andrei Karlov u vra te henen me 9 plumba te qelluar nga Mevlüt Mert Altıntaş. Agjenti I policise 22 vjecar nuk iu nenshtrua kontrolleve fale teseres identifikuese qe paraqiti ne hyrje te aktivitetit edhe pse ne ato moment nuk ishte ne sherbim. Policia turke nderkohe ka arrestuar 7 persona, mes te cileve babain, nenen, motren e vrasesit 22 vjecar te vrare nga forcat e rendit ne vendin e sulmit.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/rusia-dhe-turqia-informojne-sekretarin-e-shtetit-amerikan-pas-vrasjes-se-ambasadorit-rus-fshihet-gylen/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/rusia-dhe-turqia-informojne-sekretarin-e-shtetit-amerikan-pas-vrasjes-se-ambasadorit-rus-fshihet-gylen/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: epavarura.com/rusia-dhe-turqia-informojne-sekretarin-e-shtetit-amerikan-pas-vrasjes-se-ambasadorit-rus-fshihet-gylen/ […]

Comments are closed.