Një faqe informative izraelite ka pretenduar se Rusia ka dislokuar në Siri sistemin raketor taktik Skender i cili ka kapacitetin për të bartur kapsula bërthamore.

Ky lajm ka bërë jehonë të gjerë në nivel ndërkombëtar dhe mediat perëndimore duke cituar këtë faqe informative me emrin Jevish Ro, ata pretenduan se sateliti Eros-B që i përket Izraelit, ka fotografuar raketat Skender në bazën e Rusisë në provincën Latakia të Sirisë.

Mirëpo autoritetet e Rusisë akoma nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për të vërtetuar ose hedhur poshtë këto pretendime. Kjo faqe informative gjithashtu ka shkruar se për herë të parë në vitin 2013 është publikuar një lajm për dislokimin e raketave Skender në Siri, por ai ishte përgënjeshtruar nga kompania Rus Abaran Ekxport e Rusisë.

Vlen të theksohet se që nga koha kur KS i OKB ka miratuar vendosjen e armëpushimit gjithëpërfshirës në Siri dhe Rusia ka deklaruar se do të reduktojë praninë e saj ushtarake në këtë vend, mediat perëndimore vazhdimisht kanë publikuar lajme kontradiktore dhe të pakonfirmuar në lidhje me kapacitetet ushtarake të Rusisë në Siri. Ndërkohë gjeneral Valeri Asimov, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Rusisë, dje ka theksuar se programi për shtypjen e terroristëve antisirianë të vendosur në listën e OKB, do të vazhdojë akoma./ PT

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 35185 additional Information to that Topic: epavarura.com/rusia-dislokon-raketa-kapacitete-berthamore-ne-siri/ […]

Comments are closed.