BOTA

Rusia do të shesë sistemet raketore S-400 jo vetëm në Turqi, por edhe në vende të tjera

Rusia do të shesë sistemet raketore S-400 jo vetëm në Turqi, por edhe në vende të tjera të rajonit në të ardhmen e afërt, tha në një intervistë me kanalin RT, kryetari i komitetit të çështjeve të jashtme të Dumës ruse, Leonid Slutsky.

 

“Turqia është një pararendëse e këtij bashkëpunimi, rajoni me siguri do të ketë sistemet S-400 dhe sisteme të tjera të avancuara të mbrojtjes nga Rusia, do të bashkëpunojmë ngushtë dhe shkalla e këtij bashkëpunimi është mjaft e madhe dhe jam i sigurt se duhet ta intensifikojmë këtë bashkëpunim. Ka shumë shtete të rëndësishme që thonë se ata gjithashtu kanë nevojë për sisteme të tilla mbrojtëse dhe nevojat e tyre do të plotësohen”, tha Slutsky. Turqia ka marrë pjesë të raketave S-400 që nga e premtja. Megjithëse deri tani administrata amerikane nuk ka publikuar një deklaratë zyrtare mbi këtë çështje, disa kongresistë amerikanë kanë dënuar tashmë blerjen e sistemeve të Rusisë nga Turqia dhe kërkuan sanksione kundër Ankarasë./pt

 

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com