Vyaceslav Nikonov, përfaqësuesi i Dumës ruse (Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë) dhe kreu i Këshillit të Arsimit të Dumës në Rusi, është shprehur se Fetullah Gulen, personi të cilin Turqia e kërkon me ngulm të ekstradohet nga SHBA pasi e ka akuzuar si organizatori i puçit ushtarak disa javë më parë, punon për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të Shteteve të Bashkuara Amerikane.

Lajmit i ka bërë jehonë edhe media turke pranë Erdogan “Yeni safak“, e cila citon deklaratat e deputetit rus, që ka shtuar se SHBA nuk do ta ekstradojnë Gulenin në Turqi.

“Gulen është duke punuar për CIA-n, pra, SHBA nuk do ta ekstradojnë Gulenin,” tha Nikonov, gjatë fjalimit të tij televiziv në një kanal televiziv rus.

“Ish-punonjësit e CIA-s, George Fidas dhe Graham Fuller, së bashku me Morton Abramowitz, ish-ambasadori i SHBA-ve në Ankara, ishin ata që u përpoqën për të ndihmuar Gulenin, aplikimi për kartë jeshile të të cilit u refuzua”, shtoi ai.

Një ditë më parë, gazeta “Yeni safak“ akuzonte CIA-n se ka financuar për grushtin e shtetit përmes një banke me bazë në Nigeri.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 43919 more Information to that Topic: epavarura.com/rusia-fetullah-gulen-punon-per-cia-n/ […]

Comments are closed.