Qeveria Rusisë ka ftuar lëvizjen e rezistencës islamike palestineze Hamas dhe Xhihadin Islamik që të kryejnë një vizitë në Moskë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Tasnim sipas të cilës gjatë takimeve në Moskë do të diskutohet mbi dhënien fund mosmarrëveshjeve të brendshme dhe zbatimin e plotë të procesit të pajtimit kombëtar. Sergei Lavrov ministër i jashtëm dhe Mikail Bogdanov zv/ministër i jashtëm i Rusisë do të marrin përsipër bisedimet me grupet palestineze. Moska e konsideron të domosdoshëm koordinimin mes grupeve palestinez për krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar.

2 COMMENTS

Comments are closed.