Rusia dhe Lëvizja libaneze e rezistencës Hezbollahu nisën bashkëpunimin zyrtar në Siri duke bashkë koordinuar aktivitetet e tyre në Siri, ceket në raportin të cilin e ka publikuar gazeta ditore libaneze Al-Akhbar. Gazeta cek se javën e kaluar janë takuar zyrtarët rus dh komandantët e Hezbollahut në qytetin e Alepit, dhe se ky ishte takimi i parë zyrtar i drejtpërdrejtë në mes dyja palëve nga momenti që Rusia me ftesë të qeverisës siriane është kyçur në operacionet e saj luftarake kundër grupeve terroriste në Siri. Gjatë takimit të dyja palët kanë vendosur komunikimet e përhershme në mes tyre dhe kanë dakorduar planet për çlirimin e pjesës veriore të Alepit, i cili është akoma nën kontrollin e grupeve të armatosura terroriste me ç’rast po zhvillohen betejat e vështira të përgjakshme. Më herët kishte me dhjetëra takime jozyrtare në mes ushtrisë ruse dhe Hezbollahut, por ky takim bashkëpunimin e ngrit në nivelin më të lartë. Supozohet se Rusia me këtë takim zyrtar dëshiron të arrijë koordinimin e plotë me luftëtarët e Hezbollahut dhe forcave të tyre tokësore në Alep, pasi që shumë vështirë është të kryejë sulmet ajrore në pjesën lindore të qytetit të Alepit.

Në atë kontekst me rëndësi është të ceken edhe fjalët e nënkryetarit të Këshillit të punëve të jashtme dhe mbrojtjes së Knessetit izraelit, Avi Dichterit i cili kohë më parë ishte në Moskë:” Rusët kanë shpreh falënderimin e tyre Izraelit, por ka shtuar se Hezbollahu nuk është organizatë terroriste dhe Irani për ta nuk është vend armiqësor”, ka deklaruar Avi Dichteri pas vizitës së tij në Moskë. Se ka ardhur gjer te përafrimi operativ i Rusisë dhe Hezbollahut mund të konfirmojë edhe përparimi i ushtrisë siriane , Hezbollahut dhe forcave palestineze në Alepin lindor.

Këto aksione me të vërtetë mund të jenë tregues të kordiniit dhe aktivitetit më të mirë në mes Rusisë dhe Hezbollahut, gjersa bashkëpunimi i ushtrisë ruse me luftëtarët palestinez Liwa al Quds veç një kohë e gjatë është publike, ndërsa komandantët e lartë palestinez së bashku me ata sirian janë shpërblyer me çmime për trimërinë dhe guximin treguar në luftën për Alep nga Ministria e mbrojtjes ruse. Si po duket, i pëlqeftë Izraelit apo jo, Rusisë i janë të nevojshëm luftëtarët me përvojë në terren, pasi që vetëm me sulmet ajrore nuk do të zgjidhet kurrgjë, ndërsa Hezbollahu që nga vera e vitit 2013 pas çlirimit të Al-Qussajrit është treguar se është forcë respektabile ushtarake në të cilin duhet medoemos llogaritur.

Burimi : Alter Mainstream Info

4 COMMENTS

Comments are closed.