Shtetet baltike ngrenë alarmin për rrezikun rus, Franca dhe Gjermania kanë filluar të mendojnë për mbrojtje të veçantë. Gjithë kjo për shkak se Evropa druhet nga mundësia që Presidenti Trump mund të vendosë në favor të dobësimit të NATO-së. Në rast të një skenari të tillë, çfarë mund të bëjë Shqipëria?

Gjatë fushatës së vet, Trump disa herë ka folur për nevojën e ndryshimit të NATO-së dhe se ai nuk do të mund të garantonte sigurinë e anëtarëve të NATO-së që janë në kufi me Rusinë.

Në kushte anonimiteti, zyrtarë të NATO-së i kanë thënë Opinion.al se një reagim i vakët nga Washingtoni do të inkurajonte Rusinë për të shtrirë ndikimin e vet në shtetet përreth kufijve të vet, në Lindjen e Mesme si dhe në Ballkan.

Sipas këtyre burimeve, shtetet e Baltikut tashmë janë duke u përgatitur për çfarëdo formë ndërhyrjesh nga ana e Rusisë, përfshirë edhe një invazion të mundshëm ushtarak, ndërkaq në Ballkan pritet një ndërhyrje më e madhe e Rusisë në Bosnjë, Mal të Zi, Maqedoni dhe sidomos në Kosovë, duke inkurajuar elemente radikale.

4 COMMENTS

Comments are closed.