Lituania ka paralajmëruar se Presidenti rus Vladimir Putin mund të bëjë një lëvizje mbi vendet baltike për të testuar kapacitetet e NATO-s, në një kohë përpara marrjes së zyrës nga ana e Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, duke shfrytëzuar periudhën e ndryshimit delikat të pushtetit në Shtetet e Bashkuara. Paralajmërimi është dhënë nga ministri i jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, i cili u shpreh se vendet baltike i druhet shumë një skenari të tillë. Ai shtoi se Moska mund të ndërmarrë një sërë aksionesh për të testuar venosmërinë e vendeve perëndimore për mbrojtjen kolektive në brendësi të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Rusa nuk është një superfuqi, ajo është një supër-problem. Megjithatë, më duhet të pranoj se ajo është faktor në çështjet ndërkombëtare. Administrata juaj nuk do të ndërrohet deri në fund të muajit tjetër dhe jam mjaft i frikësuar dhe i shqetësuar për këtë periudhë, pasi ne ndodhemi shumë afër Rusisë dhe prej tyre mund të ketë një lëvizje agresive. Këtu nuk jemi të rrezikuar vetëm ne, ndaj shpreoj se qyteti i Alepos të mos rrënohet krejtësisht nga sulmet e tyre”, ishin fjalët e Ministrit të Jashtëm të Lituanisë.

Situata në vendet baltike ka qënë vazhdimisht një problem i ngritur nga strukturat më të larta të NATO-s. Për këtë arsye, në samitin e Varshavësh, Aleanca mori vendimin për të përforcuar prezencën e saj në këto vende si dhe në Poloni. Megjithatë, nga ana tjetër, Moska i ka mohuar vazhdimisht akuzat e NATO-s mbi nisjen e një fushatë ushtarake duke u shprehur se forcat ruse thjesht i janë kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë kërcënimit të shteteve perëndimore. Sipas Rusisë, ky është vazhdimi i krijimit të alibive rusofobe që nuk i shërbejnë mbi të gjitha, normalimit të marëdhënieve të krisura mes palëve që prej konfliktit të Ukrainës.

19 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 40533 additional Info on that Topic: epavarura.com/rusia-mund-te-testoje-nato-n-perpara-se-trump-te-marre-zyren/ […]

Comments are closed.