“Të gjitha sulmet raketore apo ajrore në hapësirën nën kontrollin e qeverisë siriane tani e tutje do të paraqesin kërcënim direkt për ushtrinë ruse dhe këto sulmet menjëherë do të neutralizohen. Në rast të cenimit të drejtpërdrejtë apo sulmeve në pozitat e forcave qeveritare siriane, sistemet ruse kundërajrore të cilët janë në gjendje luftarake vështirë se do të kenë kohë që të caktojnë udhëtimin e saktë dhe cakun e projektileve dhe bartësve të tyre”, ka deklaruar gjenerali rus Igor Konashenkov. ”Për Rusinë nuk ka avionët e padukshëm luftarak”.

Si fakt, ka premtuar se” se në cili do befasi dhe në cili do objekt të paidentifikuar në Siri, tani e tutje do të reagojnë sistemet ruse antiraketore S-400 dhe S-300 të cilët i mbulojnë bazat ushtarake në Siri, Tartus dhe Hmeymim”. Përveç kësaj, gjeneral Konashenko ka përkujtuar se përveç sistemeve ruse për mbrojtje kundërajrore në Siri gjenden edhe sistemet e ushtrisë siriane S-200 dhe “Buk” të cilët para ca kohe në marrëveshje me zyrtarët rus janë modernizuar në një shkallë të lartë.

Gjenerali rus ka përkujtuar se pas”gabimit” të sulmit të koalicionit amerikan në pozitat e ushtrisë siriane në Deir Ez Zor me 17 shtator ushtria ruse ka ndërmarr të gjitha hapat e nevojshme që në të ardhme të parandalohen sulmet e gabuar kundër terroristëve, e të cilët në të vërtetë ishin të drejtuara kundër forcave qeveritare.

“Tërheqim vëmendjen kokave të nxehta se pas sulmit të 17 shtatorit në forcat siriane në Deir Ez Zor kemi ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme që të parandalohen “gabimet “ e tilla kundër ushtarëve rus dhe caqeve ushtarake në Siri. Një varg mediesh të shquara perëndimore kanë lajmëruar se “trurët” po zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për mundësinë e lansimit të projektileve dhe sulmeve ajrore në pozicionet e ushtrisë siriane në Siri. Historia na tregon se shpesh kjo ishte hyrje për aksionin e vërtetë. “Do të kisha rekomanduar kolegëve në Washington që me kujdes të duhur të llogarisin pasojat eventuale të planeve të tyre”, ka përfunduar gjenerali Konashenkov.

7 COMMENTS

Comments are closed.