Rusia ka reaguar për vrasjen e një qytetari rus në burgjet e policisë së emigracionit në shtetin e Kalifornisë të SHBA-ve, duke deklaruar se gjendja e të drejtave të njeriut në burgjet e Amerikës nuk është aspak e mirë.

Konstantin Dolgov, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për çështje të të drejtave të njeriut dhe të demokracisë, me anë të një deklarate të publikuar të enjten, deklaroi se lajmi për vdekjen e A. Ziazin, shtetas rus, në burgjet e policisë së emigracionit të SHBA në shtetin e Kalifornisë është tepër shqetësues dhe Moska thekson në marrjen e më shumë informacioneve në lidhje me këtë ngjarje. Dolgov në deklaratën e tij ka theksuar se vrasja e A. Ziazin është rasti i gjashtë i vdekjes së personave të arrestuar nga policia e emigracionit në Amerikë në tre muajt e parë të këtij viti dhe tregon gjendjen jo të mirë të respektimit të të drejtave të njeriut në burgjet e këtij vendi. Qeveria e Amerikës është e obliguar që t’i informojë autoritetet ruse në rast të arrestimit të ndonjë shtetasi të Rusisë. Ministria e Jashtme e Rusisë ka kërkuar nga Uashingtoni që të kryejë hetime të sakta rreth këtij rasti.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: epavarura.com/rusia-shpreh-shqetesime-per-shkeljen-e-te-drejtave-te-njeriut-ne-burgjet-amerikane/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/rusia-shpreh-shqetesime-per-shkeljen-e-te-drejtave-te-njeriut-ne-burgjet-amerikane/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/rusia-shpreh-shqetesime-per-shkeljen-e-te-drejtave-te-njeriut-ne-burgjet-amerikane/ […]

  4. … [Trackback]

    […] There you will find 59211 more Information to that Topic: epavarura.com/rusia-shpreh-shqetesime-per-shkeljen-e-te-drejtave-te-njeriut-ne-burgjet-amerikane/ […]

Comments are closed.