Me shumicë votash, Duma ruse miratoi sot marrëveshjen për praninë e përhershme ushtarake ruse në Siri.

446 anëtarë të Dumës votuan pro marrëveshjes në bazë të së cilës, Rusia do të ketë prani të përhershme në bazën ajrore Hmeim në Latakia të Sirisë. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar më 26 gusht 2015 nga funksionarët e Rusisë dhe Sirisë. Njësitë e forcave ajrore të Rusisë me kërkesë të qeverisë siriane, do të kenë prani pa afat në këtë bazë të rëndësishme ajrore dhe kjo marrëveshje i lejon Rusisë që të shfrytëzojë gratis edhe për një kohë të pakufizuar bazën Hmeim. Që prej vitit 1970, Rusia ka edhe një bazë detare në Siri, në portin Tartus, në lindje të Mesdheut.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: epavarura.com/rusia-te-kete-prani-te-perhershme-ushtarake-ne-siri-terbohet-amerika/ […]

Comments are closed.