Gara ndërmjet kandidatit republikan për president, Donald Trump dhe rivales së tij Demokratike Hillary Clinton po vjen drejt fundit dhe ndërkohë që dita e zgjedhjeve afrohet, një pyetje vazhdon të shfaqet: Nëse do të analizonim sistemin zgjedhor amerikan, sa prej tij do të ishte në përputhje me thelbin e vërtetë të demokracisë?

Trump dhe Clinton nuk kanë kursyer asnjë përpjekje për të fituar sa më shumë vota. Racizmi, seksizmi, akuza të egra dhe skandale ligjore kanë qenë të gjitha pjesë e rrotullames politike në këtë cikël zgjedhor.

Në njërën anë, patëm Donald Trumpin, i cili pretendonte të ishte ‘i huaji’ që kishte ardhur për të marrë Amerikën nga duart e udhëheqësve të saj ‘idiotë’.

Një zotërues pasurish të patundshme, që mposhti të gjithë kundërshtarët e tij kryesorë dhe fitoi nominimin e Partisë Republikane duke bërë komente raciste që prekën madje edhe Ku Klux Klan.

‘Fakti që Trump e pikturon veten si anti-institucional, në disa aspekte është i vërtetë, por le të kujtojmë se ai nuk po kandidon si një i varfër punëtor që fiton pagën minimale dhe mezi ia del,’ thotë Mark Glenn, një autor dhe analist politik me bazë në Idaho.

‘Ai është një multi-miliarder, dhe ai u bë i tillë vetëm si rezultat i njohjes së tij se si funksionon sistemi, dhe bashkëpunimit të tij me këtë sistem,’ thotë Glenn. ‘Pikërisht me të njëjtit njerëz që ai i denoncon tani si të brendshëm.’

Nga ana tjetër, patëm Hillary Clinton, ish-zonjë e parë dhe një politikane veterane që e dinte lojën shumë mirë.

Gara në mes të dyve ishte aq e gjallë se aleatët amerikanë anembanë globit filluan të dridhen në çizmet e tyre, duke menduar rreth perspektivave të pasigurta të marrëdhënieve të tyre të thella me Uashingtonin.

Glenn beson se Trump është i preferuari nga të pasurit, sepse retorika e Klintonit kundër armiqve tradicionalë të Amerikës si Rusia, vetëm sa rrezikon më shumë luftëra, dhe do të rrezikonte kështu pasurinë e tyre.

Megjithatë, kur është fjala për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, procesi që çon në zgjedhje të kandidatit ka marrë më pak vëmendje.

Sipas portalit të qeverisë së SHBA-së, votimi popullor të martën ‘nuk përcakton fituesin’. Përkundrazi, është kandidati me ‘shumicë votash elektorale’, që do të fitojë punën e lartë.

Kolegji Zgjedhor u krijua pasi ‘themeluesit e kombit e panë atë si një kompromis midis zgjedhjes së Presidentit me votim popullor në mesin e qytetarëve dhe zgjedhjes së Presidentit në Kongres,’ vë në dukje faqja e internetit të qeverisë.

Kjo do të thotë se, në fund të ditës, fituesi i zgjedhjeve zgjidhet nga 538 zgjedhësit të cilët janë jashtë nëpër shtete të ndryshme, bazuar në përfaqësimin e çdo shteti në Kongres. Për të fituar, një kandidat duhet të marrë të paktën 270 vota.

Pothuajse të gjitha shtetet, me përjashtim të Maines dhe Nebraskas, përdorin bazën ‘fituesi i merr të gjitha’, që do të thotë se kandidati me më shumë vota merr numrin më të madh të zgjedhësve.

Megjithatë është një e metë e madhe në këtë plan: ndonjëherë kandidati me më shumë vota popullore mund të humbasë garën kundrejt kandidatit me më shumë vota zgjedhore.

Për shembull, ish-presidenti amerikan George W. Bush mundi të mposhtte rivalin e tij demokrat Al Gore në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2000, duke përdorur këtë të metë. Ai ishte më shumë se 500.000 vota pas, por kishte siguruar 271 vota elektorale, në krahasim me 266 të Gores.

Glenn thotë se sistemi politik amerikan është ‘forma më e sofistikuar e shtypjes që ka ekzistuar në histori.’

‘Nuk ka demokraci në Amerikë, ajo është një oligarki në kuptimin se të pasurit dhe të fuqishmit kontrollojnë sistemin dhe përjetësojnë mjetet me të cilat e mbajnë atë pushtet,’ thotë ai. / Gazeta Impakt

Burimi: PT

4 COMMENTS

Comments are closed.