Një burrë 60-vjeç nga Mongolia çdo ditë lufton me temperaturat ekstreme deri në minus 38 gradë Celsius, duke pastruar rrugët e qytetit dhe duke shpresuar që me të hollat që i fiton do t’i shlyejë borxhet që i janë grumbulluar që nga vdekja e gruas së tij.

Gruaja e Ciu Yubo kishte ndërruar jetë vitin e kaluar, dhe ai ishte futur në borxhe të mëdha duke marrë hua para nga miqtë e tij dhe familjarët.

Tani ai punon si pastrues rrugësh në qytetin Yakeshi në pjesën veriore të Mongolisë, vetëm dhe vetëm që të fitojë të holla që t’ua kthejë borxhet të afërmve dhe miqve.

I veshur me rroba të trasha, ai në duar mban një fshesë dhe një lopatë i sfiduar nga temperaturat ekstreme që mbizotërojnë çdo ditë në këtë zonë malore.

Cui me qerpik dhe vetulla të ngrira, fiton vetëm 220 dollarë në muaj apo (1.500 yuan).

Fotografitë e postuara më poshtë, tregojnë Cuin të mbuluar nga bora duke pastruar me fshesë dhe lopatë rrugët e qytetit.

Zakonisht temperaturat në këto rrugë sillen deri në minus 38 gradë Celsius, dhe rrëfimi i këtij burri tregon se si njeriu kurrë nuk duhet dorëzuar pavarësisht kushteve të rënda të jetesës.

4 COMMENTS

Comments are closed.