BOTA

Salvini rivendos ndalesën për anijen e OJQ-së “Proacitva Open Arms”

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Punëve të Brendshme i Italisë, Matteo Salvini apeloi në gjykatën e lartë ndaj vendimit të Gjykatës Administrative të rajonit të Lazios (TAR), me të cilin pezullohet ndalesa e hyrjes për organizatën joqeveritare spanjolle “Proactiva Open Arms”, dhe arriti që të rivendos ndalesën ndaj kësaj organizate.

Anija e organizatës “Proactiva Open Arms”, e cila është duke pritur për dy javë në det me 147 emigrantë të shpëtuar në Mesdhe që shtetet evropiane të sigurojnë strehim të sigurt, e ndau shtetin italian në dysh.

Organizata Open Arms, e cila arriti që me apelin e bërë në Gjykatën Administrative të Lazios të anulojë ndalesën “për hyrje në ujërat territoriale të Italisë” të vendosur ditë më parë nga ministri i Punëve të Brendshme të Italisë Salvini, duke u bazuar në vendimin e gjykatës sot në orët e hershme të mëngjesit iu afrua ishullit të Lampedusës, por nuk arriti t’i zbres emigrantët për shkak të ndalimit të dytë të Salvini-it.

Salvini, i cili kundërshtoi vendimin për të ndaluar ekzekutimin e ndalimit të hyrjes në baza emergjente, nëpërmjet medias sociale Twitter njoftoi se ata si Ministri kanë reaguar kundër këtij vendimi, ndërsa bëri të ditur se ai ka rivendosur një ndalesë të dytë dhe se kurrë nuk do të heq dorë nga ky vendim.

Salvini gjatë mitingut të mbajtur të mërkurën në mbrëmje në qytetin La Spezia ka thënë që “Një gjykatës nga Gjykata Administrative e Lazios dje doli dhe tha që anija e kërkim-shpëtimin nga Malta që i përket organizatës joqeveritare spanjolle, mund ti afrohet Italisë. Dhe kjo pyetje i parashtrohet dikasterit që e drejtojë unë, ndërsa unë thash jo, jo dhe jo”.

Ndërkaq organizata joqeveritare “Open Arms” në një postim në Twitter shkruan: “Dita e 14-të u pa toka: Lampedusa. Me anulimin e vendimit të Salvinit ndodhemi në ujërat territoriale të Italisë. Ende nuk kemi ndonjë port të sigurt”.

Në anën tjetër ndalesa e dytë e Salvinit ndaj anijes “Open Arms” shkaktoi krizë ne qeveri dhe nuk u nënshkrua nga ministrja e Mbrojtjes, Elisabetta Trenta, e cila në kabinet hyri nga kontingjenti i Lëvizjes së 5 Yjeve (M5S).

“Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se pas polemikës janë fëmijë dhe të rinj që kanë vuajtur të gjitha llojet e dhunës dhe abuzimit këto ditë. Politika nuk mund të humbasë kurrë njerëzimin, prandaj unë nuk e firmosa”, bëri të ditur ministrja Trenta.

Lajmin në fjalë mediat italiane e përcollën me tituj “Mundje dore mes Salvinit dhe Gjykatës Administrative”, “Open Arms ndodhet në Lampedusa”, “Ministrja e Mbrojtjes nuk nënshkruan ndalesën e Salvinit”./ trt

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com