Ish-Kryeministri konservator i Greqisë Antonis Samaras ka deklaruar se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë Recep Erdogan po kërcënojnë shtetin grek.

“Erdogan kërcënon! Por mua nuk më shqetësojnë kërcënimet e Erdoganit, ai gjen dhe bën”, deklaron në gazetën “Bradini” Antonis Samarasdhe më pas vë në dukje se “nuk është vetëm kërcënimi i Erdoganit, sepse dhe Rama ka filluar të provokojë nga ana e tij”.

Samaras ka shprehur shqetësimin se dobësimi i Greqisë ka inkurajuar Shqipërinë dhe Turqinë që të reagojnë në këtë mënyrë.

“Greqia është dobësuar dhe kjo është ajo që ka inkurajuar fqinjët provokues. Deri në vitin 2015 ne nuk kishim probleme të tilla”, thotë Samaras.

Duke shfajësuar ministrin e Jashtëm grek Kotzias, ish-Kryeministri theksoi se “edhe pse ai është kundërshtari im, unë them se faji nuk është i tij, por i vendeve fqinje”.

“Këto kërcënime dhe provokime nuk do të ekzistonin nëse Greqia do të kishte forcuar pozicionin e saj ndërkombëtar”, thotë Samaras.

2 COMMENTS

Comments are closed.