Ish-kandidati presidencial nga partia demokratike në Amerikë, Bernie Sanders, ka thënë se ai mund ta kishte mundur kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, duke hedhur poshtë idenë se fushata e tij ka dëmtuar shanset e Hillary Clinton-it për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Senatori i pavarur, i cili po kërkonte emërimin e Partisë Demokrate, i bëri këto komente në një tubim në Universitetin Xhorxh Uashington të mërkurën në mbrëmje, kur një gazetar i Washington Post e ka pyetur nëse ai ka dëmtuar shanset e Klintonit të zgjidhet presidente e SHBA. ‘Ju mund të thoni të kundërtën, nëse unë do të isha kandidat për president, 100% do të fitoja përballë Trump”, tha Sanders, duke shkaktuar brohoritje nga të pranishmit. “Supozimi pas kësaj pyetje është se ne duhet të vajosëshim kandidatët për president, sepse në një debat serioz apo kur kandidatët konkurrojnë kundër njëri-tjetrit është një gjë e keqe për demokracinë”, deklaroi ai. Senatori i Vermont tha se ai solli “miliona njerëz në proces” dhe se pjesa më e madhe e votave që Klinton i humbi në betejën e 8 nëntorit shkuan në favor të Trump.

Sanders argumentoi se fushata e tij e bëri Klintonin një “kandidate më të fortë”, për shkak se ai e detyroi atë të marrë një pozicion kundër projekteve të debatueshme si Marrëveshja e Partneritetit Trans-Paqësor. “Pak njerëz në këtë vend kanë punuar më shumë se unë për Hillary Clinton”, deklaroi ai. Sanders zhvilloi një garë të ngushtë me Klinton gjatë zgjedhjeve paraprake dhe premtoi të vazhdojë luftën gjatë gjithë rrugës deri të Konventa Demokratike Kombëtare (DNC) në qershor, ku kandidati i partisë do të duhej të emërohej. Nga fundi i garës, megjithatë, Sanders ndryshoi tonin e tij dhe u rreshtua në favor të Klinton. Ai gjithashtu u shfaq në krah të saj gjatë DNC dhe miratoi zyrtarisht atë duke i dhënë një fjalim emocional. Sipas një sondazhi parazgjedhor të lëshuar këtë javë, Sanders do të kishte mundur Trump me një diferencë të madhe në qoftë se ai do të ishte kandidat i partisë demokratike në vend të Clinton. Sanders ka marrë 56 përqind të votave për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Trump do të kishte fituar 44 për qind, sipas sondazhit kombëtar të kryer nga ‘Gravis Marketing’ dy ditë para zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit. Për më tepër, votuesit e pavarur, të cilët përbënin rreth 30 për qind të votuesve amerikanë këtë vit, favorizonin Sanders kundrejt Trump, 55 për qind përkatësisht 45 për qind.

Përveç kësaj, WikiLeaks në një deklaratë javën e kaluar, tha se Trump fitoi zgjedhjet e 8 nëntorit për shkak se demokratët manipuluan sistemin që Clinton të mund Sanders-in. Sanders mund të kishte fituar zgjedhjet, por Komiteti Nacional Demokratik (DNC) nuk e përkrahu atë. WikiLeaks pohoi se Partia Demokratike komplotoi kundër Sanders për të fituar. Kështu që ajo zgjodhi një kandidat të dobët i cili humbi zgjedhjet ndaj Trump. Sondazhet e shumta të kryera para zgjedhjeve presidenciale, treguan se Clinton dhe Trump ishin politikanë thellësisht të papëlqyeshëm, ndërsa Sanders gëzonte popullaritet shumë të lartë. Clinton, ish-zonja e parë, senatore amerikan dhe ish/sekretare e shtetit, është parë nga shumë votues si person i korruptuar.

3 COMMENTS

Comments are closed.