Këto janë dhjetë përparimet e mëdha, që kanë potencialin të zgjidhin problemet dhe të përmirësojnë jetën për të gjithë ne

Fraza “që dnryshojnë botën” është përdorur me tepri. E megjithatë, si mund ta rrokësh ndryshe ndikimin e plotë historik botëror të një shpikjeje si tranzistori, apo Interneti, apo celulari? Disa ide me të vërtetë që e përkulin historinë. Eshtë shumë herët për të ditur, nëse bateritë që thithin karbonin, robotët e ngrënshëm, satelitët kuantikë dhe shtatë ide të tjera që përshkruhen nga The Scientific American dhe qd do të sillen në shqip nga www.bota.al, në ditët e ardhshme, do të kenë një efekt të ngjashëm. Shumë plane dështojnë, dhe idetë më të mëdha janë ato që mbartin edhe risqet më të mëdhenj. Por nuk duhet shumë kohë, që një ide të bëhet, nga qesharake, e pashmangshme. Dhe nuk ka dyshim që disa prej tyre, në fund sjellin transformime rrënjësore.

Lexoni më poshtë idetë që mendohet se do të kenë një impakt të jashtëzakonshëm mbi botën ku jetojmë.

Bateritë që thithin karbonin

Ulja e lëshimit të gazrave në atmosferë nuk mjafton për të ndalur ngrohjen globale. Në këtë pikë, do të na duhet të eleminojmë një pjesë të dioksidit të karbonit që ndodhet tashmë në atmosferë. Lajmi i mirë është se ka shumë mënyra për ta bërë këtë. Lajmi i keq: këto metoda zakonisht kërkojnë sasi të mëdha energjie. Teknologjia ideale e kapjes së karbonit do të gjeneronte energji elektrike, në vend që ta digjte atë. Në një studim të botuar në korrik në Science Advances, Uajdi Al Sadat dhe Lynden Archer, studiues në Cornell University, përshkruanin një projekt për një bateri elektrokimike që kap dioksidin e karbonit. Anoda e baterisë bëhet me alumin metalik, që është i lirë, i bollshëm dhe i kollajtë për t’u punuar. Katoda përbëhet nga karbon poroz, që studiuesit e injektojnë me një përzierje oksigjeni dhe dioksidi karboni. Alumini, oksigjeni dhe dioksidi i karbonit bëjnë reaksion brenda baterisë për të prodhuar energji elektrike dhe oksalat alumini. Sadat dhe Archer thonë se përgjatë jetëgjatësisë së një baterie 1.4 voltëshe, kapet një kilogram dioksid karboni për 1 kilogram alumin të përdorur. Po kështu, edhe nënprodukti kimik ku përfundon karboni – oksalati i aluminit – është vlefshëm. Kërkesa globale për oksalate, që përdoren si agjentë pastrimi është afro 230 mijë ton në vit, dhe secili ton që vjen nga nënproduktet e baterisë është një ton të cilin një fabrike e cila lëshon karbon nuk do i duhet që ta prodhojë. Në bazë të gjithë llogarive, bateritë do të kapnin 3.52 kg CO2 për cdo kilogram alumin që përdoret për t’i bërë. “Nëse merr parasysh burimet kryesore të CO2, këto bateri dalin në plan të parë”, shpjegon Archer. -vijon-

3 COMMENTS

Comments are closed.