Përveç udhëtarëve të pasur të kohës, në Titanik ishin edhe disa objekte të pazakonta dhe shumë të vlefshme, që përfunduan në fundin e oqeanit.

Tregimi tragjik i anijes së pathyeshme, që u mbyt pas përplasjes me një ajsberg, është shfaqur disa herë në filma, libra dhe dokumentarë. Shumë gjëra tashmë janë të njohura, por është pak e njohur se në mesin e 1.500 njerëzve që humbën jetën në Titanik me 15 prill 1912, kishte edhe bagazhe dhe gjëra të pazakonta për komoditetin e tyre. Të gjitha këto, së bashku me anijen, përfunduan në fund të oqeanit.

Vaska elektrike

Disa njerëz të pasur të cilët paguan për biletat e tyre për një trajtim luksoz në anije, morën edhe disa gjëra që t’a bëjnë udhëtimin më të rehatshëm. Në fillim të viteve 1900, vaskat elektrike ishin në trend të madh shëndetësor, kështu që nuk është për t’u habitur që një prej tyre u gjend në Titanik. Gratë e kanë përdorur atë në mëngjes, ndërsa burrat pasdite dhe në mbrëmje. Kush donte të gëzonte “larjen” me rreze ultravioletë të forta, duhej të paguante një biletë hyrëse me një çmimin 1 dollar.

Opiumi

Kjo drogë e fuqishme, e cila lehtë mund të shkaktojë varësi, ishte gjithashtu në Titanik, edhe pse përdorimi i saj ishte i ndaluar në Shtetet e Bashkuara, në bazë të vendimit të Kongresit. Megjithatë, opiumi ishte popullor në mjekësi, prandaj e merrnin në anije me këtë pretekst për të hyrë, nëse dikush prej udhëtarëve hedonistë me humor donte që të pushojë, apo të shërohej.

Arti

Një nga gjërat më të shtrenjta në Titanik nuk ishte ndonjë një copë e stolive apo diamantit, por piktura e artistit të famshëm francez, Mary-Joseph Blondel, e quajtur “La Circassienne au Bain”. Pronari ishte një biznesmen suedez Bjornstrom Stefansson, i cili i mbijetoi fundosjes dhe paditi sigurimin për 100 mijë dollarë, aq sa gjoja vlente piktura. Konvertuar në vlerën e sotme, kjo do të thotë rreth 2.4 milionë dollarë.

Makina për prodhimin e marmelatës

Në mënyrë që të prodhohet marmelata, frutat duhet qëruar dhe prerë me kujdes. Në fillim të shekullit të 20-të për këtë qëllim është përdorur një paisje. Pronarja që solli një makinë të tillë në Titanik ishte Edwin Selia Trout. Gjatë kaosit për gjetjen e vendeve në një anije shpëtimi, e la makinën e saj për prerje të frutave që të zhytet. Më vonë, ajo kërkoi kompensim nga sigurimi.

Banjo turke

Meqë Titaniku ishte një nga anijet më luksoze të ndërtuara ndonjëherë, nuk është çudi që kishte banjot më të mirë turke, të klasës së parë.

Macja Jenny

Shumë anije të asaj kohe kishin një mace në bord, për të ruajtur rendin dhe për të larguar minjtë. Titaniku e kishte macen Jenny.

Kali elektrik

Salla e gjimnastikës në një anije luksoze nuk tingëllon e pazakontë, por në atë kohë palestrat ishin shumë më të ndryshme se sot. Për shembull, pasije popullore ishte kali elektrik, në të cilin simulohej kalërimi.

Dorëshkrimi i Joseph Conrad

Titanik kishte pothuajse shtatë milionë dërgesa nga Britania e Madhe për në Shtetet e Bashkuara. Një prej tyre ishte dorëshkrimi i shkrimtarit të njohur viktorian, Joseph Conrad. Dorëshkrimi ishte i përbërë edhe me komentet e shkruara me dorë dhe ishte i dedikuar për avokatin amerikan, John Quinn, i cili ishte një koleksionist i dorëshkrimeve origjinale letrare./

13 COMMENTS

Comments are closed.