“Poezia e shiut” është një instalacion arti ku poemat shkruhen mbi trotuarë betoni me një bojë kundër ujit, dhe shfaqen pas stuhive të shiut.

Instalacionet publike të artit janë shumë të bukura, sepse e bëjnë kulturën të disponueshme për masat. Po ato instalacione që janë si kërkim thesari dhe zbulohen vetëm kur bie shi? Eshtë brilante. Kjo ndodh me “Poezinë që bie si shiu”, një bashkëpunim mes Bashkisë së Bostonit dhe grupin jofitimprurës Poezia e Masave. Projekti i nisur në prill 2016 dhe i rikthyer me një instalacion të dytë në shtator, përfshin shkrimin e poemave në trotuarët e Bostonit me një lloj boje e cila, pas një stuhie shiu, del zbuluar. Fjalët u shfaqen kështu kalimtarëve, të cilët kanë nevojë për një ngritje humori, pas një moti të keq. Poemat përfshijnë vepra nga Langston Hughes, Elizabeth McKim dhe Kathi Aguero, dhe të gjitha prekin temën e shiut dhe ujit.

4 COMMENTS

Comments are closed.