Kur ke të bësh me një grup mizor si ISIS, zbukurimi nuk duket si një armë efikase, por luftëtaret kurde e konsiderojnë të domosdoshëm zbukurimin para betejës me terroristët e ISIS.

Siç shkruan Daily Mail, gratë kurde para se të rrokin armët, zbukurohen, por deri tani askush nuk e di sekretin e këtij veprimi. Ahad Muhamed, një luftëtare 36 vjeçare kurde thotë se ajo zbukurohet gjithmonë para se të shkojë në frontin e luftës, sepse dëshiron të vdesë e bukur. Ajo thotë: ”Kur shkoj në luftë dua të jem e bukur, madje edhe nëse vriten dëshiroj të jem tërheqëse.” Nahde Ahmed Sulejman, komandante e një njësie luftarake të femrave kurde në rajonin Sulejmanie të Irakut, thotë: ”Zbukurimi është arma jonë. Terroristët e ISIS nuk dëshirojnë të vriten nga ne, sepse ne jemi femra dhe të bukura. Injorantët e ISIS mendojnë se nëse vriten nga gratë, nuk shkojnë në parajsë.”

14 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 86639 more Info on that Topic: epavarura.com/sekreti-zbukurimit-te-grave-kurde-para-betejes-isis/ […]

Comments are closed.