auto_kanabis_51500363585

Në kuadër të masave të marra për kontrollin e territorit, policia e Vlorës bën me dije se ka goditur dy raste të trafikimit të drogës.
Blutë e Vlorës kanë konstatuar ditën e djeshme se në lagjen ”24 Maji”, në një banesë të pabanuar në pronësi të P.S., 49 vjeç, banues në Kuçovë, një sasi prej 15 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Policia po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit të cilit i përket kjo sasi lënde narkotike.

Po ashtu në Pikën e Kalimit Kufitar, të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Vlorë, gjatë një kontrolli që policia ka ushtruar në bagazhet e një mjeti (autobus), pasagjerësh, ka konstatuar brenda një valixheje një sasi prej 7 kilogramë e 300 gramë lënde narkotike Cannabis Sativa.

Nga hetimi paraprak i kryer prej specialistëve të hetimit, dyshohet i implikuar në këtë vepër penale, V.Ll., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, mbetur në tentativë’.