Kërkesa e deputetit Eduard Selami për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, pas katër humbjeve, ishte një propozim për mocion mosbesimi ndaj lidershipin e kryetarit Lulzim Basha.

Edhe pse qëndrimi i Sali Berishës konsiderohet si përcaktues për fatin e kupolës drejtuese të Partisë Demokratike, Eduard Selami, i mbështetur edhe nga Majlinda Bregu dhe disa deputetë të heshtur, për herë të parë, kërkoi rishikimin e pozitave të lidershipit të PD, në një mbledhje të Këshillit Kombëtar.

Kjo kërkesë u pasua me një stuhi reagimesh në kampin opozitar, megjithatë, Eduard Selami, i cili nuk e ka fshehur ambicien për të drejtuar PD-në, nuk heq dorë nga kërkesa për analizimin e 4 humbjeve rradhazi.

Eduard Selami ka vijuar me takimet dhe konsultat mes deputetëve të PD-së dhe anëtarëve të saj për të thirrur mbledhjen e këshillit kombëtar.

Ky duket se është vetëm fillimi i luftës për pushtet. Por për shkak të influencave dhe kontrollit të Bashës mbi Këshillin Kombëtar, Selami duket se do ta ketë të pamundur të mbledhë firmat e domosdoshme për të diktuar mbledhjen e Këshillit./

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/selami-nis-mbledhjen-e-firmave-per-keshillin-kombetar-te-pd-kerkon-largimin-e-bashes/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/selami-nis-mbledhjen-e-firmave-per-keshillin-kombetar-te-pd-kerkon-largimin-e-bashes/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 10949 additional Info to that Topic: epavarura.com/selami-nis-mbledhjen-e-firmave-per-keshillin-kombetar-te-pd-kerkon-largimin-e-bashes/ […]

Comments are closed.